4.1

Mos e harxhoni kohën në veprime boshe që t’i kënaqni të tjerët

Spread the love

Mos e harxhoni kohën në veprime boshe që t’i kënaqni të tjerët

O Ebu Dherr, bëhu më kursimtar ndaj jetës tënde sesa që je me dërhemin dhe dinarin” – Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij)

Nëse dikush me përpjekje të mëdha dhe angazhim ia ka dalur të vij në posedim të parave, a ua jep ato ashtu thjesht të tjerëve në dispozicion? Për arsye se ka bërë shumë përpjekje për t’i siguruar paratë, nuk i lëshon lehtë nga dora dhe di t’i vlerësojë. Në të kundërtën e kësaj, është e mundur që pa ndjenjën e ndonjë humbjeje të orëve të tëra të jetës së tij t’i kaloj në rrugën e mashtrimit. Thënë ndryshe, ka mundësi të jemi kursimtar në pikëpamje të harxhimit të pasurisë sonë, por në harxhimin e periudhës sonë jetësore të mos jemi kursimtar, me ç’rast duhet ta kemi në mendje se vlera e pasurisë nuk mund të krahasohet me vlerën e periudhës jetësore.

Kur dikush e ka jetën në rrezik, është i gatshëm të harxhojë shumë herë më shumë sesa që ka vlerë pasuria e tij, vetëm të mbetet gjallë. E pandehim që të gjitha minierat e arit, argjendit dhe briliantëve dhe burimet e naftës të jenë në pronësi të një njeriu dhe t’i thuhet: “Që të jetosh, duhet ta japësh tërë pasurinë tënde!” Vallë ai nuk do ta jepte pasurinë e tij?

Njeriu dëshiron të fitojë pasuritë e kësaj bote në dobi të vetes, por nëse nuk do të ishte i gjallë – çfarë dobie do të kishte nga kjo? Për këtë arsye, periudha jetësore e njeriut është më me vlerë sesa të gjitha pasuritë e kësaj bote. Atëherë, pse kjo pasuri marramendëse ashtu thjesht të lëshohet nga dora? Dhe jo vetëm që lehtë e lëshon, por ndonjëherë me të blejë për vete vuajtjen e përhershme. Nëse shpërdorimi i dërhemit dhe dinarit nuk është punë e mençur, a është punë e mençur harxhimi i kohës në rrugën e dëshirave kalimtare?!

Këtë kapital mos e lëshoni lehtë nga duart dhe në dispozicion të miqve, të afërmve, grave dhe fëmijëve. Mos e harxhoni në veprime boshe që t’i kënaqni të tjerët, e mos e harxhoni – Zoti mos dhashtë! – në padëgjueshmëri dhe mëkate! E nëse për hir të kënaqësisë së Zotit njeriu jetën e tij e ka përdorur duke i bërë të tjerët të lumtur, ta bëj të lumtur gruan, fëmijët dhe vëllaun besimtar, jo vetëm që jetën e tij nuk e ka harxhuar kot, por në atë mënyrë si undërshpërblim ka siguruar kënaqësinë e Zotit, e cila është më e vlefshme sesa e tërë bota. Sidoqoftë, nuk është punë e mençur që jetën, çdo moment i së cilës është më me vlerë se e tërë bota, ta harxhoni sipas dëshirës së këtij apo atij, sepse në një rast të tillë ajo lehtë lëshohet nga duart.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 42-43)




There are no comments

Add yours