3.1

Njeriu goditet nga mëkatet dhe nga mosdija

Spread the love

Njeriu goditet nga mëkatet dhe nga mosdija

Esenca e porosisë së Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij): “O Ebu Dherr! Ki frikë nga mundësia që vdekja të të vij derisa je duke bërë mëkat…” është se nëse njeriu nuk e di se cilat vepra e shpiejnë deri te lumturia, e cilat në fatkeqësi, në fund goditet me mëkat dhe fundosje dhe me rastin e kryerjes së mëkatit i vjen vdekja dhe ai në shpirtin e tij ka ngarkuar humbjet më të shëmtuara, sepse xhevahir i jetës dhe periudhës jetësore, rininë dhe begatitë e Zotit i ka humbur në rrugën e kryerjes së mëkateve, e si kundërshpërblim nuk ka marrë asgjë përveç fundosjes dhe prishjes. Prandaj Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) porositë: “Ki frikë nga mundësia që vdekja të të vij në kohën e kryerjes së mëkatit dhe në atë gjendje të ta marr shpirtin. Në atë rast më nuk do të kesh mundësi për shpagimin e mëkatit dhe ai mëkat gjithmonë do të jetë në shpirtin tënd, pasi që askujt nuk i lejohet kthimi në këtë botë”.

Në lidhje me këtë Kurani Fisnik thotë: “E kur ndonjë prej tyre i viziton vdekja, ai deklaron: ‘Zoti im, Ti më kthe, që të kryej ndonjë vepër të mirë nga ato që kam lëshuar!’ Kurrë! Kjo është fjalë të cilën ai e ka deklaruar më parë. Prapa tyre do të ketë pengesë deri Ditën kur do të ringjallen”.

Nëse njeriu me rastin e kryerjes së mëkatit do të mendonte se në atë gjendje mund t’i vij vdekja, do të largohej nga mëkati. E pandehim që njeriu ka fituar fitim të madh përmes tregtisë së paligjshme dhe t’ua lë pasardhësve të vet. A do të ketë dobi ai nga kjo? Pasardhësit që do ta trashëgojnë atë pasuri a do të jenë mirënjohës për përpjekjen e tij dhe nga Zoti a do të kërkojnë falje për të? Apo ata këtë pasuri do ta përdorin për kënaqësi e as që do ta kujtojnë atë? Po sikur edhe ta lavdëronin, ai nga kjo nuk do të kishte kurrfarë dobie. Në anën tjetër, ai me të gjitha fundosjet e tij dhe mangësitë vjen para Zotit. A ka tani ndonjë arsyetim para Zotit dhe a do t’ia fal Zoti? Ai e kishte ditur që vepra të cilën po e bënte ishte e ndaluar dhe kundër urdhrit të Zotit, dhe dëshmia për të ishte e plotë. Çfarë arsyetimi do të ketë para Zotit për zjarrin që ia kaplon shpirtin? Çfarë përgjigje ka?

O Ebu Dherr, nuk kam parë asgjë sikur zjarri, e të fle ai që ikë prej tij, dhe asgjë nga xheneti, kërkuesi i së cilit fle”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 41)




There is 1 comment

Add yours
  1. zakupy online

    I see You’re in reality a just right webmaster. The website loading speed is incredible.
    It sort of feels that you’re doing any unique
    trick. Furthermore, the contents are masterpiece. you’ve done a excellent job in this subject!
    Similar here: zakupy online and also here: Dobry sklep


Post a new comment