2.1

Rëndësia e të kujtuarit të vdekjes dhe pasojave të mëkateve

Spread the love

Rëndësia e të kujtuarit të vdekjes dhe pasojave të mëkateve

Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) këshilloi: “O Ebu Dherr! Ki frikë nga mundësia që vdekja të të vij derisa je duke bërë mëkat, sepse në atë rast nuk do të kesh mundësi për shpagim dhe pendim, nuk do të mund të kthehesh në këtë botë, pasardhësit e tu nuk do të lavdërojnë për atë që u ke lënë, dhe as Zoti i Madhërishëm nuk do ta kërkoj faljen tënde për atë që ke dërguar para vetës”.

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) një grup të termeve etike i ka shpjeguar duke u shërbyer me shprehje të ndryshme. Qëllimi i përsëritjes së këtyre termeve është që të lë përshtypje më të fuqishme në besimtarët. Nëse hedhim një shikim në ajetet fisnike të Kuranit, do të vërejmë që shumë ajete përsëriten në vende të ndryshme. Bile në disa raste ajetet thjesht përsëriten, tekstualisht, siç është ajeti i ndershëm: “E cilat mirësi të Zotit Tuaj i mohoni?!

Ky ajet në suren er-Rahman përsëritet 31 herë. Edhe pse secili ajet duke u përsëritur fiton rëndësi të veçantë, megjithatë nuk mund të mohohet roli i përsëritjes në rritjen e efektit në zemra. Edhe në aktivitetet e përditshme përsëritja luan rol të rëndësishëm në aspektin e fitimit të shprehive të mira apo këqija.

Është transmetuar se kur u shpall ajeti fisnik: “Allahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve…”, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tetë muaj pa ndërprerje kishte ardhur në derë të Aliut (paqja qoftë mbi të) dhe i kishte thënë: “Namaz! Allahu ju mëshiroftë! O familje e shtëpisë (së Pejgamberit), Allahu dëshiron të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj….” Nëse Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) çdo ditë, së paku një herë kishte shkuar në derë të Aliut, kjo do të thotë që ky veprim ishte përsëritur 240 herë. Në fakt, duket që kishte ardhur pesë herë gjatë ditës.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 41-42)