1.1

Shfrytëzimi i drejtë i mundësive momentale

Spread the love

Shfrytëzimi i drejtë i mundësive momentale

Kur njeriu të besojë në Zotin e Madhërishëm, Ditën e gjykimit dhe vlerat hyjnore, ai përpiqet që para Allahut të jetë me fytyrë të pastër dhe në Ditën e gjykimit të jetë subjekt i kujdesit dhe mirësisë së Tij, por gjithçka varet nga ajo se a do të di të vlerësojë vlerat e periudhës së tij jetësore dhe a do të di se si t’i shfrytëzojë, mos vallë do ta arrij qëllimin – lumturinë e përjetshme.

Pejgamberi Fisnik (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) paralajmëron për rrezikun e kryerjes së mëkatit dhe devijimit të rrugës nga pakujdesia, sepse ka mundësi që në atë gjendje njeriut t’i vij vdekja dhe të niset drejt vendqëndrimit të përjetshëm i turpëruar dhe fatkeq.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 41)




There are no comments

Add yours