1.8

Këshilla për kopshtin tuaj (2)

Spread the love

Ky shkrim është vazhdim i këshillave që kanë të bëjnë me zbukurimin e kopshteve. Lexim të këndshëm!

  1. Ndriçoni pemët tuaja

Krijoni një vend romantik duke përdredhur dritat në trungjet e pemëve tuaja. Jo vetëm që do të krijojë një vend të këndshëm për t’u ulur në mbrëmje, por do të jëtë vend simpatik dhe për t’u parë nga brenda shtëpisë tuaj.

  1. Përfitoni nga trungjet e drunjëve

Nëse keni planifikuar të preni drunjtë në oborrin tuaj, lini një lartësi të caktuar trungu dhe shndërroni atë në tavolinë.

  1. Dhuroni teksturë shtigjeve tuaja

Rifreskoni oborrin tuaj duke i kthyer hapat e çimentos në diçka moderne dhe përplot me ngjyra.

  1. Zbukuroni vazot tuaja

Jepni një pamje tjetër vazove tuaja duke i mbështjellur ato me litar përreth, e pastaj duke i japur ngjyrë varësisht ambientit në të cilën duhet vendosur këto vazo.

  1. Krijoni një kopsht vertikal me xhepa

Besojmë që kurrë më parë nuk e keni menduar këtë ide: shfrytëzoni mbajtësit e këpucëve për të krijuar një mbajtës vertikal të bimëve tuaja, mënyrë kjo ideale për të ruajtur hapësirën. Mbushni hapësirat e zbrazura me dhé, mbillni erëzat tuaja dhe ujitni ato sipas nevojës.

  1. Ushqyes zogjsh nga shishet e qelqit

Mendoni dy herë para se të hidhni shishet e qelqit! Ripërpunojeni shishen në ushqyes për zogjtë të cilët vizitojnë kopshtin tuaj!

  1. Dizajnoni një hapësirë funksionale për bimët

Tavolina e dizajnuar, jo vetëm që është ideale për vendosjen e bimëve tuaja, por shfrytëzohet dhe si tavolinë ku ju mund të vëni librat tuaja, apo të vendosni pijet gjatë kohës që ju qëndroni në kopsht.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 48)