ef58332e1da539309578e50a65a0b10a

Ndjenja e inferioritetit dhe poshtërimit

Spread the love

 

Ndjenja e inferioritetit dhe poshtërimit.
Autor Msc. Ikballe Berisha Huduti

I Dërguari i Zotit paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij thotë:
“Allahu e largoftë nga mëshira e Tij atë që vlerëson të pasurit për shkak të pasurisë së tij.”

“Islami ka arritur në mesin e njerëzimit për ti bërë të gjithë të barabartë. Prandaj, prindërit mund të jenë një nga shkaktarët pse fëmijët tanë rriten me ndjenjën e inferioritetit dhe ndihen të pavlerë duke e vazhduar rrugën e varfërisë gjeneratë pas gjenerate ose duke ndryshuar nga prindërit por me ndjenjën e poshtërimit të brendshëm. “

 

Ndjenja e pendimi dhe e përulësisë e cila vërehet dukshëm tek disa të moshërritur, madje edhe dëshira për miqësi me dikë që nuk është i nivelit të tij familjar, as i kodit shoqëror, shpesh herë edhe lajkatimi që tregon dikush ndaj ndonjë personi tjetër, rrjedhin nga ndjenjat e inferioritetit. Pra ndjenja e pendimit, e përulësisë, miqësisë dhe lajkatimit janë katër komponentë që një fëmijë i rritu në një familje të varfër ku shpesh herë mungon edhe edukimi i duhur, i mbanë në vete me një ndjenjë të poshtërimit.

Ai që në ditët e tij të fëmijërisë përjetoi poshtërimin dhe nënçmimin nga të dashurit e tij, tek ai, personaliteti dhe pavarësia e të cilit ishte nën presion dhe nën mbrojtjen e familjes së tij, e shtyn ta konsideroj veten të pavlerë dhe të ulët duke qenë gjithmonë në frikë dhe shqetësim.
Ai ka frikë se burrat dhe gratë nga komuniteti do ta trajtojnë atë si babai apo nëna e tij, duke e poshtëruar dhe ofendua dhe në këtë mënyrë ai tërhiqet që mos të turpërohet në mes njerëzve. Për të mbrojtur veten nga sulmet e të tjerëve, ai vepron në mënyrë parandaluese dhe nga frika e të gjithëve tregon përulësi dhe kështu mbulon poshtërimin e tij të brendshëm dhe qëndron larg ofendimeve dhe poshtërimeve të mundshme.
Ky lloj përçmimi nuk tregon lartësinë e shpirtit dhe virtytit moral, por është gjithashtu një lloj poshtërimi i shpirtit dhe përbuzjes që shfaqet në këtë formë, dhe rrënjët e tij janë frika dhe poshtërimi.

Varfëria dhe mjerimi

Varfëria dhe mjerimi i prindërve janë gjithashtu një nga faktorët e mundshëm të pikëllimit dhe kompleksitetit të një fëmije. Fëmijët që e kanë kaluar fëmijërinë e tyre në varfëri dhe mjerim, ndjejnë një lloj prapambetje dhe dobësie në qenien e tyre të brendshme. Ky kujtim nuk fshihet nga vetëdija e tyre por mbetet për pjesën tjetër të jetës së tyre. Disa prej tyre, të cilët, bazuar në angazhimin e tyre shtesë, vlefshmërinë dhe dinjitetin e tyre, arrijnë të sigurojnë statusin e një personi të respektuar dhe të pavarur në komunitet, dhe falë përpjekjeve të vazhdueshme pozitive – arrijnë ta shtyjnë plotësisht kompleksin e tyre në harresë. Por ata që i nënshtrohen përtacisë së tyre, zgjedhin pasivitetin dhe bien në pashpresë dhe nuk mund të heqin qafe atë ndjenjë të shëmtuar, gjithmonë do të jenë dhe do të mbeten robër të dobësisë dhe nënçmimit të tyre shpirtëror. Ata do të konsiderohen të ulët dhe të mjerë në krahasim me njerëzit më të pasur. Ata do të lavdërojnë të pasurit në mënyrë të pakufishme dhe do të tregojnë dobësinë e tyre me pendim dhe përulësi.
“Ka fëmijë që lindin dhe e kalojnë rininë në një familje të varfër. Është e mundur që prindërit t’i trajtojnë bukur dhe me mirësi dhe t’u sigurojnë atyre një edukim të duhur (gjë që ndodh zakonisht), por më vonë, kur të rriten, ata mund të kenë kujtime të fëmijërisë në varfëri dhe vendin e tyre të paqartë në shkallët shoqërore dhe kjo u shkakton atyre një ndjenjë turpi dhe poshtërimi mendor. Kur njerëz të tillë përballen me njerëz të pasur dhe ata të një rangu më të lartë, ata fillojnë të ndiejnë një kompleks dobësie dhe inferioriteti.
Islami ka një pikëpamje shumë negative për të përulurit, të cilët humbin personalitetin e tyre para të pasurve dhe i respektojnë ata vetëm për shkak të pasurisë së tyre.
I Dërguari i Zotit paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij thotë: Allahu e largoftë nga mëshira e Tij atë që vlerëson të pasurit për shkak të pasurisë së tij.

Tetor 2021