6.1

Nevoja për edukim si element kyq për krijim të personalitetit

Spread the love

Vazhdim

Nevoja për edukim si element kyq për krijim të personalitetit

Krahas asaj se çfarë Erich Frommi potencon dhe i jep të drejtën e largimit dhe mosrespektimit të normat autoritare, mendimtarët e besimit islam nuk pajtohen plotësisht dhe thonë se çdo krijesë ka nevojë për mësim dhe edukim. Ndërsa Frommi gjithçka e bazon në shfaqjen e dashurisë dhe lirisë, e cila nuk duhet cenuar e frenuar por në momentit kur qenia del nga normativja e përpiluar, në atë moment ai shpërthen dhe arrin tek vetërealizimi.

Frommi thotë: “Në krijimin e personalitetit i kushtohet rëndësi e veçantë lirisë dhe dashurisë për veten, ngase në momentin kur njeriu largohet nga mendimet e rregullat autoritare të tjetrit (rregullat e religjionit) atëherë ai shpërthen nga brendia e tij dhe realizohet në një njeri të përkryer apo njeri i vetërealizuar”. Sa i përket lirisë, mendimtari dijetari i kohëve Sejjid Ali Hamenei thotë: “Liria as nuk fitohet, as nuk dhurohet por liria duhet mësohet (edukohet)”.

Sipas mendimtarëve të Lindjes, zhvillimi i personalitetit duhet të jetë i bazuar në parimet dhe normat edukative sepse këto norma janë faktorë rregullatorë të tij. Nëse këto energji njerëzore që i ka përmendur Frojdi si libido (epsh) do të lihen të padrejtuara dhe të pakanalizuara në një gjendje të lirisë së papërmbajtur, ato do të mbeten gjithnjë subjekt i nevojave njerëzore parësore. Ja, përse karakteri njerëzor dhe sjellja ka gjithmonë nevojë për trajnim edukues dhe formues, nëpërmjet lavdërimeve dhe shpërblimeve, si dhe qortimit dhe ndëshkimit. Kurani deklaron: “Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë”. (Surja esh-Shems, ajetet 9-10)

Ndërsa, si vazhdimësi e të kuptuarit të këtij verseti kuranor të lartëcekur, dijetari dhe psikologu i madh Ali ibn Ebi Talibi (shek. VII) edukimin e konsideron si një nevojë të pamohueshme dhe si një komponent përbërës në etapën e zhvillimit të personalitetit dhe më pastaj gjatë jetës deri në vdekje. Ai thotë: “Qeniet e mbrojtura me forcën e arsyes kërkojnë edukim, ashtu si dhe të mbjellat kanë nevojë për shi”.

Vazhdon

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 31-32)