7.1

Personaliteti si faktor kryesor për qenësinë dhe lumturinë e njeriut

Spread the love

Vazhdim

Personaliteti si faktor kryesor për qenësinë dhe lumturinë e njeriut

Sa shumë gjëra të panumërta ekzistojnë në këtë botë, për të cilat njeriu nuk ka nevojë. Prandaj, faktori më i rëndësishëm dhe i efektshëm në lumturinë e njerëzve është personaliteti”. Këtë e tha Sokrati teksa vëzhgonte një herë materialet e zbukurimit në një ekspozitë.

Personaliteti nuk mund të konsiderohet si një komponent e cila mund të matet ose të ketë një dimension të vetëm apo të matshëm vetëm me një kriter apo me një standard të vetëm. Kjo qasje është shumë e gabuar, është e rrezikshme dhe na largon nga faktet reale. Shumë njerëz ndodhë të përballen me pozita dhe gjendje të papërshtatshme duke akuzuar disa kritere të personalitetit të tij që mund të jenë disa defekte të vogla apo të veçanta, si dhe më e keqja e kësaj është se këta persona shpërfillin fuqinë e mrekullueshme kompensuese të dimensioneve të tjera të personalitetit të tyre dhe barazojnë papërshtatshmërinë e njërit prej dimensioneve të tij si defekt të gjithë personalitetit.

Kjo lloj vetëkritikë e pabazuar e shtyn njeriun drejt një demoralizimi, ankthi apo plogështie të cilat gjendje më tej mund të rezultojnë në dëme të pashërueshme dhe rreziqe të pariparueshme. Kjo ka ndodhur në histori dhe ndodhë edhe në ditët e sotme, kur njerëzit demoralizohen, bëjnë vetëvrasje apo krime ndaj të tjerëve si pasojë e armiqësive dhe paragjykimeve të dëmshme, bazuar në një konceptim të gabuar të personalitetit të vet.

Njeriu si psikolog dhe bashkëbisedues i përafërt me klientin duhet ta ketë të dikur se ka njerëz të cilët edhe pse zotërojnë aftësi të veçanta të mrekullueshme ata prapë vuajnë nga mangësi në çështje të caktuara dhe këto mangësi bëhen pengesa në aktivitetin dhe progresin e tyre ku më pas nëse nuk dinë t’i menaxhojnë këto probleme ato bëhen shkaktarë të sëmundjeve psikike. Si rrjedhojë, ata mbajnë barrën e kësaj dobësie gjatë gjithë jetës së tyre, ndërsa me një masë dëshire dhe përpjekjeje mund të kapërcejnë këtë papërshtatshmëri dhe të forcojnë vlerat e tyre shpirtërore. Prandaj psikologu i mirë duket të zbulojë defektet në personalitetin e klientit duke këshilluar atë që mos të lejojë që mendimet shkatërruese t’iu zaptojnë mendjen. Ekziston gjithmonë një konflikt i vazhdueshëm mes dëshirave të brendshme dhe instinkteve të njeriut, secila prej tyre përpiqet të na shtyjë në drejtim të ndryshëm nga tjetri. Të menduarit dhe reflektimi e zgjidhin këtë konflikt dhe i zëvendësojnë këto qëllime të papajtueshme me një objektiv të integruar.

Mendimet, planifikimet dhe dëshirat e forta janë gjithnjë në gjendje konflikti dhe jo qëndrueshmërie me mendjen e njeriut. Ata që kanë një personalitet jo të qëndrueshëm veprojnë në një mënyrë të pabesueshme. Politikanët, të cilët gjithmonë bërtasin dhe pretendojnë të mbrojnë klasën punëtore, i përkasin këtij grupi. ‘Ne duhet të lehtësojmë mundimin dhe vuajtjet e klasës që bën punë të rënda’, thonë ata, por, sapo fitojnë, ndërmarrin masa që e bëjnë jetën e punëtorëve mijëra herë më të trishtuar dhe më të vështirë. Këtij grupi i përkasin të gjithë ata që kanë dy mënyra të të menduarit dhe kanë dy personalitete konfliktuale.

Disa njerëz kanë defekte në personalitetin e tyre ngase kanë kultivuar urrejtje, agresivitet, mospajtim me të tjerët e tjera. Mirëpo psikologu i mirë mund t’i ofrojë zgjedhje të urtë duke i preferuar dy rrugë: ose jeto me urrejtjen e fituar dhe jetës falja një ëmbëlsi të dhimbshme dhe të dhunshme, ose do ta zgjedhësh rrugën e lumturisë, e kjo rrugë e lumturisë duhet mësuar, prandaj psikologët luajnë rol të veçantë në përmirësimin e personalitetit të njeriut në mënyrë që ai më pas të jetojë i lumtur. Prandaj të marrësh vendime të rënda në jetë është një lloj aftësie në kërkim më të bukurës dhe më të mirës. Jeta ofron shumë shanse të lumturisë por në duart tona është se a dëshirojmë të jetojmë të lumtur duke e larguar urrejtjen.

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 31-32)




There are no comments

Add yours