12. Pyetje-përgjigje (Prof. dr. Ekber Ejdi)

Një sufist a mund të jetë ndjekës i Ehli Bejtit?

Spread the love

Pyetje

Paqja qoftë me ju, Shejh i nderuar.

A është mundur që njeriu të jetë të njëjtën kohë edhe sufi edhe ndjekës i Ehli Bejtit a.s., pra që njeriu ta ndjek Ahkamin (Rregullat), Tefsirin (Komentimin e Kur’anit), Akaidin (Besimin), Fikhun (Jurisprudencën) e Ehli Bejtit a.s., ndërkohë që të jetë pjesëtarë i ndonjë tarikati që bën ziqër, sikur bëjnë sufijtë, që ta pasoj ndonjërin prej Piranëve (Themeluesve) të tyre etj.?

Përgjigje

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëplotit.

Paqja qoftë me ju.

Burimi i të gjithë arifëve duhet patjetër të jetë Libri i Zotit dhe Sunneti i të Dërguarit, s.a.v.a., dhe ky është rregulli që vlenë për çdo besimtar. Imamët e Ehli Bejtit, a.s. nuk sjellin asgjë nga vetja, ndërkohë që obligimi i tyre mund të përmblidhet në dy gjëra. E para përkon me interpretimin e drejtë dhe të pagabueshëm të fjalëve të Zotit dhe Sunnetit të të Dërguarit s.a.v.a. Gjëja tjetër përkon me parandalimin e shtrembërimit dhe të interpretimit të gabuar të fjalëve të Zotit dhe Sunnetit të të Dërguarit s.a.v.a., andaj këto dy obligime hyjnore mund të përmblidhen si detyrim për udhëzim të drejtë në raport me Kur’anin dhe Sunnetin e të Dërguarit s.a.v.a.

Imamët e Ehli Bejtit përmes lutjeve, transmetimeve dhe apeleve i kanë shpalosur realitetet më të lartësuara të irfanit duke i sqaruar në këtë mënyrë rrugët deri në nivelet më të larta shpirtërore.

Sufijtë gjithashtu përpiqen që përveç dimensionit sheriatik, apo të jashtëm, ta ndjekin edhe dimensionin e brendshëm, andaj nuk ka kurrfarë pengese që njeriu të merr pjesë në tubimet e tyre, ndërkaq të qenit ndjekës i Ehli Bejtit nuk prish punë fare.

Natyrisht se duhet qenë i vëmendshëm në atë që muridi (kërkuesi sufi) të mos e braktisë dimensionin e vet racional dhe të ndalojë së menduari, ngase me atë rast mund të themi se kjo nuk është e pranueshme nga këndvështrimi i Kur’anit, Sunetit të të Dërguarit s.a.v.a. dhe Imamëve a.s..

Nëse njeriu pushon së menduari, irfani i tij nuk do të jetë i vërtetë e as që ai do të bëhet arif i cili është i lidhur me Islamin.

الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّـهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ

Për ata që Allahun e përmendin në këmbë, ulur dhe të shtrirë dhe që persiasin rreth krijimit të Qiejve dhe Tokës…” (Surja Ali ‘Imran, ajeti 191).

Prandaj, arifi i vërtetë është besimtar, musliman i cili me dy krahët – përsiatjen dhe ziqrin – udhëton drejt Allahut të Lartësuar. Ju uroj çdo të mirë!

Prof. Dr. Ekber Ejdi