
Nuk më intereson e djeshmja…
Sot jam zgjuar, si çdo ditë, dhe jam e lumtur që mund të jetoj edhe një ditë tjetër në këtë botë,
dhe marr frymë. Marr jetë… dhe kjo falë Zotit. Sot është një ditë për të thënë: nuk më intereson
asgjë nga e djeshmja, sepse i`a vlen çdo gjë e sodit, dhe të jem e lumtur tash… Buzëqesh!
Jam një person e formësuar, mirënjohëse dhe e lumtur, një person luftarake, sepse Zoti e jeta të
jep një mundësi për të jetuar edhe një ditë më shumë… Atëherë, përqafo e vlerësoje ata që e ke
afër. Thuaju mjaft zhgënjimeve dhe të këqijave. Më e keqja që do të mund të ndodh është të
vdesësh dhe kjo nuk po të ndodh tani. Dhe, thuaj vetës… Jam një person i njëjtë si të tjerët, me
vullnet e dëshirë për të jetuar dhe për të provuar gjëra të reja. Të ndjehem e gjallë dhe e qetë me
botën. Një person i njerëzishëm, nuk është ai, i cili nuk gabon kurrë, por ai i cili nuk dorëzohet
kurrë, dhe i cili vazhdon të lufton për të qenë i lumtur, dhe të jem një person që mund të jap
shembull, dhe të jap buzëqeshje tjerëve. Jam një person, i cili ka dështuar shpeshherë, por jam
këtu ku jam sot, për t`u ballafaquar dhe për t`u përpjekur për shumë gjëra. Nuk jam një qyqare
dhe për mua jeta është një dhuratë, të cilën çdo ditë e vlerësoj më shumë dhe e jetoj për të qenë
çdo ditë më e fortë, më e lire, fleksibile, e zgjuar, mirëkuptuese dhe një person që mëson për ta
pranuar realitetin, të vërtetën.