3.1

Orientimi me anë të diellit sipas Kurani Fisnik

Spread the love

Orientimi me anë të diellit sipas Kurani Fisnik

Përcaktimi i vijës së mesditës, në të cilën drejtim bien hijet e trupave vertikalë në të dhe njëkohësisht tregohet edhe koha e mesditës së vërtetë, mund të kryhet shumë lehtë. Mjafton  që në rrafshin horizontal të ngulet një shkop vertikal. Drejtimi i tij vertikal mund të caktohet me peplum (lavjerrës matematik). E vizatojmë një rreth në rrafshin horizontal 2–3 orë para mesditës me rreze sa është gjatësia e shkopit me qendër në shkop. Duke iu afruar kulmit, dielli ngritet më lartë dhe hija e tij vazhdimisht zvogëlohet. Më e vogla gjatësi e hijes është pikërisht në mesditë në momentin e kulmit të tij. Pas mesditës hija vazhdon prapë të zgjatët përderisa gjatësia e saj nuk prek harkun e rrethit të vizatuar më parë. E bashkojmë pikën e prerjes së hijes me rreth, para kulmimit dhe pas tij me vijë të drejtë. Mesi i kësaj vije i bashkuar me qendrën ku gjendet shkopi na jep drejtimin veri – jug.

Ky instrument shumë i thjeshtë i quajtur gnomon që në kohë të vjetra ka shërbyer për vrojtime astronomike. Për orientim në natyrë me anën e Diellit dhe hijes Zoti i Madhëruar na ka treguar përmes njeriut i cili nuk kishte as një ditë shkollë – Muhamedit (paqja qoftë mbi të). Për këtë Zoti i Madhëruar në Kuranin Fisnik thotë:

A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj. Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak”. (Surja el-Furkan, ajetet 45-46)

Autor: M.Sc. Artan S. Mehmeti

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 26-27)