4.1

Orientimi me anë të Hënës sipas Kuranit Fisnik

Spread the love

Orientimi me anë të Hënës sipas Kuranit Fisnik

Me Hënën mund të orientohemi gjithashtu në kohë dhe hapësirë. E dimë se në faza të ndryshme Hëna gjendet në largësi kohore të caktuara nga Dielli. Kështu, drapëri i hollë i Hënës menjëherë pas Hënës së re me pjesën e vete të lakuar tregon perëndimin. Duket pas perëndimit të Diellit në pjesën perëndimore të qiellit. Kur ajo gjendet në katërshin e parë, pjesa e djathtë e saj është e ndriçuar – lind rreth mesditës dhe perëndon ka mesnata. Kjo do të thotë se kulmon kah mbrëmja dhe më këtë pozitë tregon jugun. Kur Hëna është e plotë lind në mbrëmje dhe perëndon në mëngjes. Orientimi me Hënë të plotë natën do të jetë sikurse orientimi me Diell ditën kjo kulmon në drejtim që tregon jugun. Nëse ndodhet në katërshin e fundit – lind kah mesnata dhe perëndon kah mesdita, që do të thotë se kulmon në mëngjes.

Drapri i Hënës në katërshin e katërt është i kthyer me pjesë të lakuar majtas dhe shihet para lindjes së Diellit. Kjo tregon anën lindore të horizontit. Lindja e Hënës, kulmimi dhe perëndimi nga dita në ditë vonohet për afro një orë, kështu që me vrojtim të vazhduar mund të orientohemi me të dhe të dimë se në çfarë kohe do të paraqitet në kupën qiellore.  Për këtë, Zoti i Madhëruar në Kuran Fisnik thotë:

Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rremi i hurmës së tharë)”. (Surja Ja-Sin, ajeti 39)

Autor: M.Sc. Artan S. Mehmeti

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 27)




There are no comments

Add yours