ddd

PEJGAMBERI PËR FATIMEN

Spread the love

Pejgamberi – paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij, ka thënë: “Fatimja është pjesë e imja, kush
e hidhëron atë, më ka hidhëruar edhe mua.”
Transmetohet që Pejgamberi paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij, ka thënë: “Kur të vijë Dita e
Kiametit, nga brendia e Arshit do të dëgjohet një zë që thërret: O njerëz! Ulni kokat tuaja
dhe drejtojeni shikimin tuaj nga Fatimja, bija e Muhammedit, derisa ta kalojë Urën e
Siratit ! Ajo, atëherë, në përcjellje të 70.000 shërbëtorëve me sy virgjërorë, do ta kalojë atë
me shpejtësinë e rrufesë.”

Pejgamberi – paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij, ka thënë: “Fatimja është pagëzuar Fatime
sepse Allahu dhe ata që e duan i ka larguar nga zjarri.”
Pejgamberi (s.a.a.) ka thënë: “Gratë më të zgjedhura nga banorët e xhenetit janë:

Hatixhe bint Huvejlid – gruaja e parë e Pejgamberit s.a.a.,
Fatime bint Muhammed,
Merjem bint Imran (nëna e hz.Isait) dhe
Asija bint Muzahim, gruaja e Faraonit.”




There are no comments

Add yours