Me pak kalori, pa kolesterol, me shumë fibra dhe vitaminë C, manaferrat e kuqe ose siç njihen edhe si mjedrat janë të shëndetshme.
Shëndeti i zemrës – Ushqimet e pasura me flavonoide, siç është dhe rasti i manaferrave të kuqe ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës. Kaliumi tek mjedrat ndihmon shumë edhe në shëndetin e zemrës. Në një studim, njerëzit që konsumuan 4,069 mg kalium në ditë kishin 49% më pak rrezik ndaj sëmundjeve ishemike, krahasuar me ato që konsumonin më pak rreth 1,000 mg në ditë.
Parandalon radikalet e lira- Manaferrat e kuqe kanë antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira duke penguar rritjen e tumorit dhe uljen e inflamacionit në trup. Të njëjtat polifenole që mbrojnë zemrën nga sëmundjet e zemrës, gjithashtu ndihmojnë për të ngadalësuar zhvillimin e qelizave të këqia të disa llojeve, duke përfshirë atë të ezofagut, mushkërive, gojës, mitrës, pankreasit, prostatës dhe zorrëve.
Mirëmban nivelet e sheqerit në gjak – Çdo ushqim bimor që ka lëkurë është shumë e pasur me fibra dhe mjedrat kanë shumë lëkurë. Ushqimet me fibra të larta e mbajnë sheqerin në gjak të stabilizuar. Studimet kanë treguar se diabetikët e tipit 1, që konsumojnë dieta me fibra të larta kanë nivel të ulët të glukozës në gjak, ndërkohë që ato të tipit 2, kanë një përmirësim të sheqerit në gjak në nivelet e lipideve dhe të insulinës.
Ndihmon tretjen – Fibrat dhe sasia e ujit tek mjedrat ndihmojnë konstipacionin duke e mbajtur të shëndetshëm sistemin tretës, duke nxjerrë në këtë mënyrë jashtë toksinat.
Kthjellon shikimin – Ushqimet e pasura me vitamin C, si manaferrat e kuqe kanë treguar se i mbajnë sytë e shëndetshëm, pasi i mbrojnë ato ndaj dëmtimit të rrezeve UV. Mjedrat gjithashtu përmbajnë antioksidantin zeaxanthin, që filtron rrezet e rrezikshme blu si dhe mendohet se kanë një rol mbrojtës në shëndetin e syrit.