9. Marshi i Erbainit

Përshtypjet e dr. John Andrew Morow nga pjesëmarrja në “Marshin e Erbainit”

Spread the love

Që nga koha kur kam pranuar Islamin, para më shumë se tridhjetë vitesh, isha i bindur për rëndësinë e vizitës së pejgamberëve, imamëve dhe miqve tjerë të Allahut, paqja dhe bekimi qoftë mbi ta.

Plotësisht kam ditur mirë se, në rast se është e mundshme, pelegrinazhi në varret e pejgamberëve dhe pasardhësve të tij të pastër ishte obligim. Në fund të fundit, sikurse që Allahu Fuqiplotë i ka diktuar Pejgamberit tonë: “Thuaj: Asnjë shpërblim nuk kërkoj nga juve për këtë, përveç dashurisë ndaj më të afërmit të Pejgamberit”(Surja Esh-Shura, ajeti 23).

Identiteti i “kushërinjve më të afërm” është i padiskutueshëm. Sikurse që ka thënë Ibn Abbasi: Kur është shpallur ky ajet (42:23), sahabët kanë pyetur: “O i Dërguar i Allahut! Kush janë ata më të afërm për të cilët Allahu ka përshkruar që duhet t’i duam?” Pas kësaj, Pejgamberi s.a.a. tha:Aliu, Fatimja dhe dy djemtë e tyre (Hasani dhe Husejni)”, tri herë duke e përsëritur këtë fjali.

Statusi i Imam Hyseinit, nipit të profetit, djalit të Fatimesë dhe Aliut, poashtu është i padiskutueshëm. Sikurse ka thënë i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij): “Husejni është prej meje dhe unë jam prej tij”. I Dërguari i Allahut ka konfirmuar se Huseini është udhëheqës i të rinjve në Xhenet. I Dërguari i Allahut (pqmtf), ka deklaruar se do të jetë në luftë me të gjithë ata të cilët ka qenë në luftë me Husejnin, si dhe do të jetë në paqe me të gjithë ata të cilët ishin në paqe me të. I Dërguari i Allahut (pqmtf), poashtu ka deklaruar se do çdo njëri i cili e do Husejnin dhe është i zemëruar ndaj çdo njërit i cili e zemëron Husejnin (Transmetojnë: Ibn Maxheh, Hakimi, Ahmed ibn Hanbeli, Ibn Hajar el-Hejthemi).

Tragjedia e cila e ka gjetë Imam Husejnin në vitin 660 nuk ishte e panjohur për Pejgamberin e Allahut (pqmtf). Sikurse që Ummu Seleme, Aishja dhe Ibn Abbasi kanë thënë: “Allahu i Gjithëfuqishëm i ka treguar Profetit Muhamed vizionin e vrasjes së Imam Husejnit, ndërsa meleku Xhibril ia ka pru pak dhé nga vendi i martirizimit të tij” (Transmetojnë: Tirmidhiu, Hatib et-Tibrizi, Ahmed ibn Hanbeli, Bejhekiu). I Dërguari i Allahut (pqmtf) ia ka dhënë këtë dhé nga Qerbelaja Ummu Selemes, bashkëshortes së tij, e cila atë dhé e ka vendosur në një kavanoz. Ka parashikuar se ky dhé do të jetë i përgjakur kur nipi i tij do të bie shehid (dëshmor). Dhe kjo doli e vërtetë.

Kur do ta kryeni Erbainin?

John A.M: Më kanë pyetur shumë herë dashamirët e Ehli Bejtit që të shkoja në vizitë në Qerbela. Thjesht kanë dashur që të ndajnë dashurinë për Erbainin. Kaluan vitet. Edhe dekadat. Përgjigjja ime ishte e njëjtë: “Kur të vijë koha, unë do të vijë. Në të vërtetë, shumë herë isha i ftuar në Qerbela. Megjithatë, gjithnjë ka ekzistuar ndonjë pengesë: financiare, personale apo profesionale. Shumë vite me radhë thjesht nuk kisha mjete financiare që të përballojë një udhëtim të tillë. Shumë vite obligimet e mia familjare më kanë parandaluar nga çfarëdo udhëtimi. Kisha fëmijë të vegjël dhe duhesha të kujdesem për ta. Shumë vite me radhë obligimet e mia të punës më pamundësonin udhëtime të tilla. Në fund, situata e sigurisë në Irak me dekada ishte e rrezikshme. Kur të vijë koha, gjithmonë kam thënë. Kjo kohë erdhi në gusht të vitit 2017. Profesori dhe mentori im para disa kohësh ka udhëtuar në Irak për Erbain. Ky ishte njeri i cili më ka mësuar njësinë mësimore më të rëndësishme në jetën time: dashurinë ndaj Pejgamberit dhe familjes së tij, le të jetë paqja mbi të gjithë ata. Kam mësuar për Islamin në mënyrë të pavarur, dhe atë që kam studiuar Islamin në moshën mes 13 dhe 16 vjet. Kur përfundimisht kam kuptuar se gjithmonë kam qenë musliman, më duhej të gjejë disa muslimanë për të qenë dëshmitar të fesë sime të re. Islamin e kam mësuar, sikurse thuhet, në mënyrë shkollore, sipas librit. Kurrë më parë nuk kam takuar as të përkushtuar e as më pak muslimanë të përkushtuar.

John: Zoti më ka shpëtuar nga Islami i rrejshëm mashtures!

Për fat të keq, muslimanët e parë në të cilët kam hasur ishin xhihadistët selefi, vehabi, tekfiri. Kam kaluar dy vite në shoqëri të personave të çrregulluar mentalisht dhe shpirtërisht. Nuk kishte nevojë të kuptojë se ata nuk ishin muslimanë pa marrë parasysh se si i quanin. Edhe në besim edhe në praktikë, ata ishin antiteza absolute e gjithë asaj që kam mësuar nga Kurani, Suneti dhe Sira (jetëshkrimi i Profetit Muhamed). Këndvështrimi i tyre bardh e zi mbi botën sillej rreth ndalesës dhe eksluzivitetit. Të dhunshëm, plot urrejtje dhe jo-tolerancë, ata terroristët së shpejti përpiqeshin të më bindin që t’i bashkohem xhihadit ndërkombëtar. Me mëshirën e Zotit, hasa në disa dashamirë të Ehli Bejtit. Flitnin për Pejgamberin, Fatimen, Aliun, Hasanin dhe Husejnin, me respekt të thellë. Më kanë magjepsur me lavdërim dhe bekim. Kjo ka mbet në kontrast të fuqishëm me selefistët – vehabistë të cilët më herët i pata takuar, dhe të cilët nuk kishin kurrgjë përveç mospërfillës për Pejgamberin. Ata theksonin se ai ishte vetëm njeri si të gjithë njerëzit tjerë. Ata theksonin se Zoti ka mundur të dërgojë Shpalljen çdo kujt tjetër. Të ngratët grotesk, djemtë e Ibn Tejmijes dhe Muhamed ibn Abdul Vehabit, kanë fajësuar Pejgamberin, Fatimen, Aliun, Hasanin dhe Husejnin dhe theksonin se ithtarët e Ehli Bejtit janë pabesimtarë gjaku i të cilit është i lejuar të derdhet. Në kuptim të kësaj, Zoti më ka shpëtuar dy herë: nga injoranca e Islamit dhe nga Islami i rrejshëm mashtrues. Kam parë qartë dhe kthjelltë se në Islam ekzistojnë dy tradita: Islami i Pejgamberit dhe antiislami i Ebu Sufjanit, Islami i Aliut dhe antiislami i Muaviut, Islami i Husejnit dhe anti-islami i Jezidit. Me fjalë të tjera ekziston Islami i Allahut dhe anti-islami i shejtanit.

Nga Nexhefi deri në Qerbela është ecje në histori

Miku dhe mentori im, njeriu i cili më ka mësuar mësimin e dashurisë, qartë më ka treguar se nuk mund të dashuroni Zotin pa e dashtë Pejgamberin e tij, ndërsa nuk mund të doni Pejgamberin pa dashur edhe pasardhësit e tij. Kur e takova në kongresin musliman në vitin 2017, kam ndjerë dashurinë e madhe kur ka filluar të flas për Erbainin. “Kur dikush përjeton dashuri të tillë, ai dëshiron atë ta ndaj me ata të cilët i do”, ka thënë ai. “Të dua në emër të Allahut” më ka thënë, më ka përqafur, dhe lutur që Zoti të më dhurojë bekimin e vizitës së Imam Husejnit (paqja qoftë mbi të). Në lutjen e tij është përgjigjur, dhe ftesa ka ardhur.

Kur Imam Hyseni fton dikë, ai nuk thërret në telefon. Ai nuk dërgon e-mail. Ai nuk komunikon nëpërmes porosive tekstuale. Ju thërret me zemër. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur, ai ka thirr emrin tim. Ka folur me zemër. Ka thirrur shpirtin tim. Ftesa ishte aq tërheqëse sa ka mundur të rrënojë malin dhe të shndërrojë në pluhur. Paramendoni kulminacionin me intensitet prej mijëra herë i cili rrezaton duke prek prej kokës gjer në këmbë. Paramendoni kënaqësinë aq intensive që sfidon lotët të lotojnë nga sytë në ekstazë. Paramendoni çdo atom në trupin tënd i cili thërret: ”Ja Husejn!”. E tillë është thirrja e Imamit (paqja qoftë mbi të), zotëriu i të gjithë dëshmorëve.

E kam ditur atëherë, me siguri se duhet të shkojë. Nuk kam mundur të them jo. Gjithnjë kam qenë i gatshëm të vizitojë mikun e Allahut, megjithatë, kam pritur thirrjen. Tani kam lejen. Kanë mbetur vetëm disa javë gjer në atë rast se Imami më ka ftuar, kam kuptuar, se Imami do të përkujdeset për udhën. Edhe ashtu ishte. “A e keni lexuar e-mailin të cilët më keni dërguar?” ka pyetur miku im . “Jo”, u përgjigja gjersa nisa të kërkojë postën time të padëshiruar. “Ja ku është: Thirrja e Fondacionit New Horizont në bashkëpunim me Fondacionin Imam Husejn, që t’i bashkëngjitem grupit të dijetarëve, profesorëve, diplomatëve, artistëve, autorëve dhe gazetarëve në pelegrinazhin në Qerbela”.

A do të pranosh?”, më pyeti bashkëshortja. Përgjigjja ishte e dukshme. ”Si mund të them jo?”, u përgjigja. “Refuzimi i thirrjes së Imamit do të ishte sikurse të mohojë identitetin tim dhe ekzistimin”. Dhe ashtu e pranova. Dhe kështu, thirrjet e zemrës sime vazhduan të vijnë nga dita në ditë, në shtëpi, në punë, gjersa kam vozit, isha apo jo në opinion. Thirrjet ishin shpirtërore. I kanë folur shpirtit tim.

Së shpejti kanë marrë aspekt të qartë dhe kam mund të dëgjojë britmat e miliona miliona pelegrinëve të cilët klithnin: “Ja Husejn!”. Kam mundur të dëgjojë salavate nga qyteti i Qerbelasë. Vlerësohet se miliona njerëz, dhe atë në mes 20 gjer 30 milionë pelegrinë, prej të cilëve shumë të zbathur, ecin 40 milja prej Nexhefit, qytetit të Imam Aliut, gjer në Qerbela, qytetin e Imam Husejnit. Kjo është ecja e cila kalon nëpër histori, hapësirë dhe kohë. Kjo është ecja drejt ardhmërisë. Kjo është udhëtimi i fesë drejt rrugës së drejtë e cila fillon me Imam Aliun, pasardhësit të Pejgamberit, dhe përfundon me Imam Mehdiun i cili do të themelojë kryeqytetin në Kufa dhe do të qeveris me ligjin e Zotit në tokë. Ky është mobilizimi i fuqisë së Imamit të dymbëdhjetë i cili do të lirojë të shtypurit dhe do të sjellë drejtësinë në botë. Kur këndojnë “Lebejke ja Hysein!”, ata këndojnë “Lebejke ja Mehdi!”. Ata përkushtohen për lojalitetin ndaj Imam Hysejnit dhe përkushtimin për Imam Mehdin (Allahu e përshpejtoftë ardhjen e tij).

Huazuar dhe modifikuar nga www.mediaelire.com

(Revista “Vlera”, nr. 27, tetor-nëntor 2018, fq. 23-25)