8. Poezi kushtuar anëtarëve të Ehi Bejtit

Poezi kushtuar anëtarëve të Ehli Bejtit

Spread the love

Muhamed quhet vula e pejgamberisë,
U dërgua nga Krijuesi i gjithësisë.
Hapat e tij ne duhet që t’i ndjekim,
Ashtu që në rrugë të drejtë të mbesim.
Muhamed! Ti je drita e syve tanë,
E cila na mbushë plot me iman,
Dashuria për ty nuk matet me mizan.

*

Fatime quhet vajza më e dashur e Pejgamberit,
Ajo iu caktua Hazreti Aliut si grua e nderit.
Takoi e para prej të gjithëve babanë,
Ishte e para që e la pas Profetit dynjanë.
Model dhe shembull mbeti për të gjitha gratë,
E përshëndesim atë të gjithë me salavatë.

*

Ali quhet djaloshi që pranoi Islamin si fëmijë,
Lindi në Qabe, askush nuk e kishte fatin e tij,
Ishte ndër të rrallët njerëz që nuk ishin ummijj.

Ishte rritur disa vite në shtëpinë e Profetit,
Besimtarët e njohin si anëtar i Ehli Bejtit,
Ngase martoi Fatimen, si grua të kismetit.

E dhuroi pasurinë në të mirë të Ummetit,
Bëri rojë gjatë natës në shtratin e Profetit,
I cili veçse ishte nisur rrugës së Hixhretit.

Teknikë në luftë tregoi, me Zylfiqar luftoi,
Ai u gradua me dituri, ngase ishte porta e tij.
La pas vetes shumë dëshmi dhe tolerancë,
I bëri ballë armiqve të tij nga çdo distancë,
Bënë atentat në të ata që kishin injorancë.

*

Hasan quhet një nga nipat e Profetit,
Ai lindi në vitin e tretë të Hixhretit,
Së shpejti do t’i lindte edhe një vëlla,
Ata të dy shndritnin sikurse hëna,
Ndaj i donte gjyshi, babai dhe nëna.

E kur Pejgamberi i Zotit namazin e falte,
Loznin mbi shpinën e tij e ai nuk i ndalte.

Muxhteba do të thotë njeri i zgjedhur,
U miratua ngase përkrahës kishte mbledhur.
Xhenneti atë si prijës e kishte përzgjedhur,
Tashmë ndaj tij edhe baltë ishte hedhur.
E dorëzoi pushtetin në të mirën e ummetit,
Befasi e madhe ishte kjo për krerët e shtetit,
Atë më pas e helmuan, ah! ata të shkretit.

*

Hysejni ishte djali i Fatimes, nip i të Dërguarit,
Yll i pashuar dhe një ndër ata të përgëzuarit.
Serioziteti dhe drejtësia e tij gjithnjë vërehej,
E nga shumë persona filloi edhe që të urrehej.
Jetoi dhe punoi drejtë por u vra në mënyrë mizore,
Ndodhi tragjedia e cila e ndoti historinë njerëzore.

Autor: Besmir Yvejsi, poezi e shkëputur nga libri me poezi fetare dhe atdhetare “U nda hëna”, dorëshkrim.