1.1

Përzemërsia në namaz apo namazi me gjithë zemër?

Spread the love

Pyetje

Es-Selamu alejkum!

Ka një kohë që jam i rregullt në namaz, po përpiqem të lexoj Kuran (edhe pse nuk e zotëroj mirë leximin në arabisht), kam vendosur ta ndryshoj jetën time dhe me këtë t’i afrohem Allahut. Por kam një problem, nuk ndjehem i pranishëm në namaz. Jam shumë i munguar, mendimet më fluturojnë dhe se shpesh më ndodhë të harroj se cilin rekat jam duke e falur. Në çfarë mënyre mund ta përmirësoj gjendjen time në namaz? Në çfarë mënyre mund ta mënjanoj gjithë këtë amulli në kokë gjatë namazit? A është kjo gjë diçka për t’u brengosur? Kam kërkuar përgjigje në disa libra por nuk e kam gjetur, ndërsa edhe ato përgjigje që kam gjetur janë disi tepër sipërfaqësore dhe nuk më japin informacione të mjaftueshme. Paraprakisht ju faleminderit!

Përgjigje

Në emër të Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju!

Para së gjithash, më lejoni t’iu falënderoj për pyetjen e parashtruar. Brengosja për mospraninë e zemrës në namaz dhe fakti që një njeri mendon se si duhet të falet namazi me zemër të pranishme është një brengë pozitive. Prandaj edhe ju uroj për këtë pyetje. Është e vërtetë se shumica e besimtarëve kur bisedojnë mes veti këtë e bëjnë me kujdesin dhe përzemërsinë e duhur, përveç me atë që këtë e meriton më së shumti – e ky është Allahu i Lartësuar, i cili meriton kujdesin më të madh. Është e vërtetë se edhe namazet tona të cilat i falim në gjendjen me zemër, modesti e përulje të munguar nuk janë meritore për Allahun e Lartësuar, mirëpo Ai na do dhe na njeh më së miri, andaj shpresojmë se me Mëshirën e Fisnikërinë e Tij do t’i pranoj nga ne edhe namazet e falura në këtë gjendje.

Duhet të bëjmë përpjekje në drejtim të përparimit dhe ibadetit, e veçmas të namazit. Gjëja më e rëndësishme e cila namazin e bënë dritë, kënaqësi dhe të tillë që gjithnjë në të të ketë prani të zemrës është dëshira, vullneti dhe vendosmëria e shmangies nga mëkatet.

Shtatë gjëra për praninë e zemrës në namaz

1. Pra, gjëja e parë është shmangia nga mëkatet, qofshin ato individuale apo kolektive, siç janë amoraliteti në shtëpi ose në shoqëri ose mungesa e raporteve të mira me të tjerët dhe me familjen. Ky akt i rëndësishëm ka një ndikim të pashmangshëm në krijimin e pranisë së zemrës (përzemërsisë) në namaz.

2. Gjëja e dytë që duhet bërë me qëllim të pranisë së zemrës në namaz është respektimi me përpikmëri i orarit/kohës të namazeve dhe pritja me gëzim e kohës së faljes së namazit. Është e dëshirueshme që njeri disa minuta para ezanit të ulet në vendin ku falet dhe të mendojë për namazin që ka për ta falur dhe për atë se me kë dëshiron të bisedojë (Allahun e Lartësuar). Këto gjëra veçohen në ligjëratat/transmetimet islame dhe janë të rekomanduara nga mësuesit/edukatorët e ahlakut (moralit). Edhe në jetën e përditshme kur duam të bisedojmë me dikë, madje edhe nëse ai dikushi është i parëndësishëm, ne përpiqemi që paraprakisht të përgatitemi dhe të mendojmë për mënyrën se si do të shprehemi, e çfarë të thuhet për namazin gjatë të cilit ne bisedojmë me Allahun e Lartësuar dhe kur jemi të ftuarit e Tij. Pra, gjendemi në grupin e gostitur, nikoqir i të cilit është Allahu i Lartësuar, ndërsa gjatë kësaj kohe janë të pranishëm edhe engjujt, dëshmorët dhe dashamirësit e të vërtetës. Si është e mundur që njeriu të jetë i pranishëm në atë tubim të ftuarish dhe të bisedoj me pjesëmarrësit e tij, por të mos jetë i vetëdijshëm se çfarë flet dhe çfarë bën ose që për më tepër të mendoj për gjëra të tjera të parëndësishme? Pra, duhet përgatitur veten para se ta fillojmë namazin.

3. Gjëja e tretë të cilën mund ta bëjmë përkon me ushtrimet dhe përpjekjet në arritjen e pranisë së zemrës në namaz. Çdo punë ka nevojë për ushtrime. Nefsin (egon) duhet kultivuar duke i dhënë shprehi të mira. Nefsi i njerëzve të rëndomtë, çfarë jemi ne, është sikur zogu që në çdo moment dëshiron të fluturojë që të ik nga përqëndrimi, veçmas ngase edhe shejtani është i pranishëm aty. Pra, nefsin (egon) duhet edukuar me shprehi të mira, duhet ushtruar përqëndrimin dhe pranishmërinë.

4. Gjëja e katërt është përzgjedhja e vendit të përshtatshëm për faljen e namazit. Duhet shmangur vendet që na dekoncentrojnë. Në transmetime thuhet se në shtëpitë tona duhet zgjedhur vendin e përhershëm ku e falim namazin. Ai duhet të jetë vendi ku nuk ka shumë zhurmë, e natyrisht nuk duhet ushtruar presion ndaj anëtarëve të tjerë të familjes që ata të heshtin, ngase ne e falim namazin duke pasur në konsideratë se të gjithë duhet ta kenë jetën e tyre të natyrshme, mirëpo duhet të përpiqemi ta gjejmë një vend të përshtatshëm për faljen e namazit.

5. Gjëja e pestë është pjesëmarrja në faljen e përbashkët të namazit në xhami, ngase kjo i sjellë kënaqësi dhe prani të përzemërt meqenëse drita e xhamisë dhe prania e më shumë besimtarëve e shtonë praninë e përzemërsisë.

6. Gjëja e gjashtë është ajo se njeriu duhet ta shtoj nivelin e njohurisë për Allahun, ibadetin dhe namazin ngase njohja jonë e Allahut është e dobët, ndërkaq kjo padituri është shkaktar i mëkateve dhe mungesa e përzemërisë gjatë ibadeteve. Nëse Allahu në sytë tanë është madhështor, pra nëse e marrim me mend madhështinë e Allahut së paku deri diku, atëherë nuk do të bëjmë mëkate dhe nuk do të kemi mungesë të përzemërsisë. Vetëm atëherë e gjithë përpjekja jonë do të fokusohet në namaz, përkatësishtë të gjitha punët tona do të bëhen ibadet. Allahu është gjithnjë me ne dhe i pranishëm në zemrat tona por ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë dhe nuk e ndjejmë praninë tonë para Tij. Nëse e shtojmë vetëdijen dhe njohurinë tonë dhe deri diku e njohim madhështinë e Tij, atëherë gjithçka për ne do të jetë zgjidhur. Gjithashtu, duhet ta dimë edhe domethënien e fjalëve që i themi gjatë namazit.

7. Gjëja e shtatë është largimi nga punët e kota dhe të pakuptimta në çdo pikëpamje. Pse të merremi me atë që nuk na përket ose që nuk e kemi detyrim? Pra duhet t’i ikim bisedave të kota. Heshtja në raste të caktuara është vetvetiu ibadet e cila luan një rol pozitiv për t’u ndërgjegjësuar. Gjithashtu nuk duhet të jemi të pranishëm aty ku ka biseda të pavlera, ngase kjo na e prishë përqëndrimin dhe pranishmërinë. Gjithashtu nuk duhet ta humbim kohën duke ndenjur kot dhe duke shikuar filma dhe përmbajtje të tjera të padobishme në internet. Pra duhet të heqim dorë nga çdo kotësirë. Në fund, i nderuari lexues, shpresojmë që Allahu i Lartësuar do t’iu dhuroj sukses për ta falur namazin me përzemërsi dhe nga ju të bëjë njërin prej robërve të Tij të sinqertë.

Dr. Eidi Ekber

Marrë nga ky sajt.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 44-45)




There are 12 comments

Add yours
  1. tlovertonet

    I will right away grab your rss as I can’t find your email subscription link or e-newsletter service. Do you have any? Kindly let me know in order that I could subscribe. Thanks.

  2. best CTR tool for local SEO

    Admiring the dedication you put into your website and detailed information you provide. It’s great to come across a blog every once in a while that isn’t the same unwanted rehashed material. Fantastic read! I’ve saved your site and I’m including your RSS feeds to my Google account.

  3. hire a hacker for fund recovery

    Hello! This is my 1st comment here so I just wanted to give a quick shout out and tell you I truly enjoy reading through your blog posts. Can you suggest any other blogs/websites/forums that go over the same topics? Appreciate it!

  4. instagram hackers for hire

    Im no longer positive where you are getting your info, but great topic. I needs to spend some time learning more or figuring out more. Thank you for excellent info I was on the lookout for this information for my mission.

  5. papyrus cuadernos

    Please let me know if you’re looking for a author for your blog. You have some really good posts and I think I would be a good asset. If you ever want to take some of the load off, I’d absolutely love to write some articles for your blog in exchange for a link back to mine. Please blast me an email if interested. Regards!

  6. wrx560

    Nice post. I was checking continuously this blog and I’m impressed! Extremely useful info specially the last part 🙂 I care for such info much. I was looking for this certain information for a long time. Thank you and good luck.

  7. hackers for hire

    I’ve been browsing online more than three hours nowadays, yet I by no means discovered any interesting article like yours. It’s lovely worth enough for me. In my opinion, if all webmasters and bloggers made good content material as you probably did, the internet will be much more helpful than ever before. “Oh, that way madness lies let me shun that.” by William Shakespeare.

  8. Java Burn Reviews

    I will immediately snatch your rss as I can’t in finding your email subscription link or newsletter service. Do you have any? Kindly allow me know in order that I may subscribe. Thanks.


Post a new comment