Kur fëmija fillon të shohë botën përreth tij
Kur fëmija fillon të shohë botën përreth tij
Prindërit bartin një përgjegjësi të madhe. Ata duhet të jenë vetëdijshëm se fëmija ka ndjenja dhe është nën ndikimin e sjelljes së tyre. Ata duhet të mbajnë vëmendjen e fokusuar në të. Ata duhet të vijnë në prezencën e fëmijës me buzëqeshje dhe me fytyrë të këndshme. Fëmija është një njeri në miniaturë dhe natyra e tij është sociale. Ai ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e të tjerëve për të jetuar. Ai do të ketë kujdesin e tij të fokusuar te të tjerët; ai përfiton dobi prej tyre dhe të tjerët përfitojnë dobi prej tij si kundërshpërblim. Muajt e parë të jetës së tij, i sapolinduri nuk i njeh të tjerët dhe nuk është i aftë t’u kushtojë vëmendjen atyre.
Mbasi të mbushen katër muaj, fillojnë të shihen bazat e natyrës shoqërore në sjelljet e tij. Prej kësaj kohe fillon t’i kushtojë vëmendjen rrethinës dhe fillon t’i vështrojë sjelljet e nënës së vet. Fillon të reagojë ndaj veprimeve të të tjerëve. Nëse nëna qeshet, edhe ai ia kthen të qeshurën. Nëse nëna i luan vetullat, edhe ai bën të njëjtën. I shikon lodrat, me interesim dhe buzëqeshje. Fillon t’i masë ndjenjat e lumturisë dhe të zemërimit të të tjerëve. Kur të përballet me faqen e lumtur dhe të gëzuar, përnjëherë kërcen drejt tyre. Ai dëshiron të ulet dhe ta vështrojë botën për rreth tij.
Në këtë fazë, prindërit duhen të kujdesen për atë se fëmija i ka zhvilluar disa ndjenja të rrethinës dhe se është anëtar i plotë i familjes. Fëmija është në gjendje t’ua kushtojë vëmendjen të tjerëve në familje dhe deri në një masë t’i kuptoj ndjenjat e tyre. Gjatë katër muajve të parë të jetës së tij, fëmija ka kaluar përmes disa përvojave dhe ka formuar një memorie për gjërat rreth tij.
Nëse prindërit janë të matur në tentimet për të ushqyer instinktin e fëmijës, ai mund të ndihmohet dhe të zhvillohet e të bëhet një anëtar i dobishëm i shoqërisë. Përndryshe, fëmija do të fillojë të bëhet i pavëmendshëm ndaj botës së jashtme dhe do të kufizohet vetëm në fushën e botës së tij të brendshme. Ai mund të shndërrohet në një person të turpshëm dhe të tërhequr nga bota. Ai do të bëhet viktimë e kompleksit të vlerës së ulët.
Prindërit bartin një përgjegjësi të madhe. Ata duhet të jenë vetëdijshëm se fëmija ka ndjenja dhe është nën ndikimin e sjelljes së tyre. Ata duhet të mbajnë vëmendjen e fokusuar në të. Ata duhet të vijnë në prezencën e fëmijës me buzëqeshje dhe me fytyrë të këndshme. Me fëmijën duhet të flasim me dashuri. Duhet që t’i sigurojnë fëmijës lodra edukuese që njihet me botën e jashtme me lehtësi dhe me rehati.
Nëse nevojat dhe dëshirat e fëmijëve janë të plotësuara, ata do të ndjehen të rehatshëm. Ata do të fillojnë të ndjejnë se të tjerët ia duan të mirën dhe se janë mirëbërësit e tij. Kur të trajtohet mirë, fëmija përgatitet të bëhet anëtar i mirë i shoqërisë. Prindërit e mirë dhe të vëmendshëm nuk i rrahin fëmijët e tyre dhe nuk i trajtojnë ashpër. Ata janë të vetëdijshëm se një sjellje e tillë do të ketë efekt të kundërt në mendjen e fëmijës dhe do të shndërrojnë atë në person me karakter të humbësit dhe që është i turpshëm. I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Respektoni fëmijët tuaj dhe mundësojuni një rritje të mirë, që Allahu t’ju bekojë”.
Autor: Dr. Ibrahim Amin
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 39)