Pikëpamjet e femrës psikologe
Në një numër të madh të revistave bashkëkohore në Perëndim, është shfaqur mendimi shumë interesant i një femre psikologe Cleo Dawson. Kjo zonjë deklaron se tërë jetën është interesuar për studimin e mentalitetit të meshkujve në atë masë, në të cilën mund të bëjë një psikologe femër. Në të kaluarën e mëhershme, thotë ajo, ka qenë e autorizuar të studiojë faktorët psikologjikë tek femrat dhe meshkujt dhe ka ardhur në përfundim vijues:
- Të gjitha femrat dëshirojnë të punojnë nën mbikëqyrjen e dikujt. Me fjalë të tjera ato preferojnë të punojnë si vartëse, nën mbikëqyrjen e dikujt që është epror.
- Të gjitha femrat dëshirojnë të ndjejnë që ekzistenca e tyre është kreative dhe se, në të vërtetë, janë të dobishme.
Pas kësaj, zonja në fjalë thekson mendimin e vet. Ajo pohon se si është bindur se këto dy dëshira i kanë rrënjët në faktin se femrat janë nën ndikimin e ndjenjave vetjake gjersa meshkujt e ndjekin arsyen. Shumë shpesh mund të vërehet, vazhdon ajo, që femrat nuk janë të barabarta me meshkujt sa i përket intelektit, por nganjëherë më të mira se ata. Pika e vetme e dobët te femra është intensiteti i ndjenjave. Meshkujt gjithnjë mendojnë në mënyrë praktike, arrijnë rezultate më të mira, janë organizatorë më të mirë dhe ofrojnë udhëzime të mira. Kështu që epërsia mentale e mashkullit ndaj femrës, mendon ajo, është diçka më e planifikuar nga natyra. Sado që femra lufton kundër një gjendje të tillë, nga ajo nuk ka dobi.
Meqenëse se janë më të ndjeshme se meshkujt, femrat do të duhej ta pranojnë realitetin që në jetët e tyre u nevojitet mbikëqyrja e mashkullit. Qëllimi më i rëndësishëm në jetën e femrës është siguria dhe kur arrin të përmbushë këtë qëllim, punon së qenit aktiv. Femra ka frikë nga ballafaqimi me rreziqet që janë të përfshira në rrugën e arritjes së qëllimit të saj. Frika është ndjenja e vetme tek e cila kanë nevojë për ndihmë që ta eliminojnë. Detyrat të cilat kërkojnë mund të madh mental për femrat janë të mërzitshme dhe i anashkalojnë.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 35)