73ae0af326dcf3c64cfe276f57416b3b

Puna dhe përpjekja janë themel i jetës së njeriut

Spread the love

                                                                        PUNA

Puna dhe përpjekja janë themel i jetës së njeriut. Njeriu me anë të punës siguron ushqim veshmbathje dhe vendbanim. Me punë dhe orvatje kultivohet toka dhe sigurohen mjetet e  jetës së tyre. Të gjitha të mirat materiale janë si pasojë e efektit te punës.

Shkenca dhe puna janë ato që e kanë sjellë këtë gradë të përparimit. Përparimi i çdo vendi varet nga potenciali e profesionalizmi, si dhe nga përpjekjet e popullatës së vendit përkatës. Nëse populli i një vendi e lë me një anë punën dhe anon nga përtacia, s’ka dyshim që do të bie nën duart e të huajve dhe të kolonizohet.

I Dërguari i Allahut  s.a.a., ka thënë: “Ai i cili nuk punon, kurse shpenzimet e tij janë barrë e të tjerëve, ai është larg mëshirës së Zotit. Në Islam puna është adhurim. I dërguari i Allahut s.a.a. ka thënë: “Adhurimi është shtatëdhjetë  llojesh, ndërsa më i miri prej tyre është kërkimi i fitimit (riskut) hallall.”

Imam Sadik a.s. ka thënë : Bëni selam dashamirësve  dhe pasuseve të mi dhe u thoni:  “Pas namazit të sabahit, nxitoni menjëherë në punë dhe fitoni riskun hallall. “ Ai i cili përpiqet  që të sigurojë të ardhura për familje ngjason me ati cili ka luftuar në rrugën e Zotit.

Për sa u përket bujqve, Imam Sadiku a.s. ka thënë: “Bujqit janë thesari i Zotit për popullin dhe në kiamet kanë pozitën më të mirë.” I Dërguari i Allahut s.a.a kur takonte ndonjë adoleshentë pyetja e parë që ia bënte ishte:  Punon ose jo? Punëtoret janë njerëzit më të mirë dhe më të respektuar. Ata prindër të cilët kanë dëshirë që fëmijët e tyre të jenë të lumtur duhet që t’i edukojnë ata që në moshën e fëmijërisë, që të kenë dëshirë për të punuar, në mënyrë që kur të rriten të krenohen me ta.

Shumë prej prindërve nuk janë të kujdesshëm ndaj kësaj çështje të rëndësishme. Të gjitha punët e fëmijëve ata i  kryejnë  vetë, ndërsa atyre nuk iu japin asnjë përgjegjësi. Këta prindër duhet të jenë në dijeni,  që në këtë mënyrë mund t’i shkaktojnë dëm jo vetëm fëmijëve por dhe shoqërisë. Fëmijën duhet stimuluar me punë që në moshën e vogël, siç është kryerja e punëve personale dhe punëve të shtëpisë. Atyre duhet t’u themi: Fëmija im! Vishi vetë çorapet dhe këpucët, sille lugën dhe kriporen. Rregulloje krevatin dhe ujit lulet, sot  ti do ta blesh bukën. Kur të rritet mund t’i japim punë më të vështira dhe më të rëndësishme për t’i kryer.

 

 

 

 

DISA REKOMANDIME PËR PRINDËRIT :

  1. Duhet të keni parasysh forcën dhe kapacitetin e fëmijës suaj dhe mos i jepni atij punë të rënda.
  2. Nëse fëmija juaj shfaq dëshirën për të kryer një punë vetë, lëreni atë që ta kryejë po atë punë që dëshiron ai.
  3. Përpiquni t’u bëni me dije fëmijëve tuaj që punët e shtëpisë nuk kryhen vetvetiu, nëna kryen punët brenda shtëpisë, babai punët jashtë saj, ndërsa ata janë  pjesëtarë të familjes dhe duhet të bashkëpunojë.
  4. Mos i detyroni fëmijët tuaj me anë të dhunës dhe ndëshkimit fizik për kryrjen e punëve.

Imam Ali a.s.  ka thënë: ” Për çdo pjesëtar të familjes caktoni një punë të caktuar. Kur secili është në dijeni për punën të caktuar. Kur secili është në dijeni për punën e vet nuk ka heqje dorë nga kryerja e saj.

  1. Nëse keni disa fëmijë zbatoni drejtësinë në ndarjen e punëve ndërmjet tyre, që të mos shfaqet grindja dhe përçarja në mes tyre.
  2. Bashkëpunoni me fëmijët tuaj në kryrjen e punëve, fëmijët kanë dëshirë t’i kryejnë punët së bashku me të rriturit.
  3. Prindërit janë shembull për fëmijën. Nëse prindërit në shtëpi bashkëpunojnë me fëmijët e tyre, edhe fëmijët shumë lehtë i pranojnë punët që iu janë dhënë si detyrë për ti kryer.
  4. Kur fëmijët të rriten, gjatë kohës së pushimeve, sipas mundësive gjeni një punë të re dhe stimuloni ata përmes kësaj vepre.