fb0e3ba97e539ebf0f87f8458375916e

Prona (Kultivimi i Bujarisë)

Spread the love

PRONA

Dashuria për fitim dhe pasuri është pjesë e natyrës dhe esencës së njeriut. Që nga koha kur fëmija njeh vetveten çdo gjë që kap me dorë e quan pronë të veten, e mbanë fort atë dhe nuk është i gatshëm t’i japë dikujt tjetër.

Veten e quan pronar të këpucëve, rrobave dhe lodrave argëtuese dhe nuk lejon asnjë fëmijë tjetër t’i prekë ato me dorë. Prindërit duhet t’ua mësojnë fëmijëve të tyre respektin ndaj të drejtës së pronës individuale. Ndodhë shumë herë që fëmijët të prekin gjësendet që janë në pronësi të tjerëve.

Prindërit nuk duhet t’ua lejojnë fëmijët e tyre një vepër të tillë, për arsye se është e mundur që t’u bëhet zakon marrja e të drejtave të tjerëve, ngjashëm me tiranët, kurse me qenëse të vegjëlit janë të shtypur prindërit gjithashtu në këtë moshë të mos i mbështesin dhe përkrahin në dhunë. Në  të kundërtën, ai i ka kryer dy mëkate: mëkati i parë është për shkak se dhunuesit i ka dhënë kurajë për dhunë, kurse mëkati tjetër është për shkak se e ka mësuar fëmijen të heshtë kundrejt dhunës ndaj fëmijës tjetër.

Në Kur’an thuhet: Mos u shkaktoni dhunë të tjerëve dhe as mos u bëni dhunues ndaj te tjerëve.

 

KULTIVIMI I BUJARISË

Njeriu bujar punon për shtimin e furnizimt dhe pasurisë, por nuk është i dhënë pas mallit. Ai pasurinë e dëshiron për shpenzuar duke  ua dhuruar të tjerëve dhe jo për ta grumbulluar për vete.  Personi i tillë e siguron jetën e vet, si dhe i ndihmon të varfërit dhe skamnorët. Kurse njeriu koprrac mallin e dëshiron për ta grumbulluar për vete. Personi i tillë e siguron jetën e vet, si dhe i ndihmon të varfëritë dhe skamnorët.

Kurse njeriu koprrac mallin e dëshiron për ta grumbulluar, nuk e konsumon për vete dhe as për familje, si dhe nuk e dëshiron që ta harxhon atë në rrugën e bamirësisë. Në të vërtet, ai është arka e të tjerëve dhe nuk e kupton se një ditë do të vdesë dhe këtë pasuri duhet t’ua lë personave të tjerë.

I Dërguari i Allahut s.a.a. ka thënë: Bujaria është një pemë në Xhenet dhe Xheneti është shtëpia e bujarëve, koprraci do të hyjë në zjarrin e Xhehnemit. Prindërit janë ata të  cilët duhet ta kultivojnë këtë bujari tek fëmijët e tyre.

Imam Ali a.s. ka thënë thënë: Nëse dëshiron ta ndihmosh të varfërin paratë jepja fëmijës së tij që ai t’ia japë të varfrit.

Imam Rida a.s. ka thënë; Do të ishte mire nëse njeriu shpenzon për familjen e tij, që ata të mos gjenden në gjendje të keqe dhe të vështirë.

DISA REKOMANDIME

  1. Propozoni fëmijëve që gjerat që posedojnë t’i ndajnë me motrat dhe vëllezërit .
  2. Kur të vëreni fëmijët tuaj që falin gjërat e tyre, stimuloni ata për një vepër të tillë.
  3. Ndonjëherë u thoni fëmijëve që t’i lejojnë të tjerët të lozin me lodrat e tyre, ose dhe shoqet e tyre.
  4. Mësojeni fëmijët mënyrën e pritjes së mysafirëve.
  5. U jepni atyre nga pak para që t’ua japin të varfërve si lëmoshë
  6. Tregojuni atyre për problemet e jetës së skamnorëve. Nëse mundeni, kaloni me fëmijët tuaj pranë tyre ose shkoni në spital.
  7. Tregoni atyre lidhur me shpërblimin për ndihmën në rrugën e Zotit

Në Kur’an thuhet:

Ai i cili ndihmon në rrugën e Zotit ngjan me farën e grurit që krijon shtatë kallinj dhe në çdo kallinj ka nga njëqind kokrra. Zoti i Madhëruar shpërblen shumë për ndihmën e ofruar

 

                                    BASHKPUNIMI NË PUNET E MIRA E TË DOBISHME.

Një individ nuk mund  t’ia kryejë disa nga punët me rëndësi i vetëm, por duke bashkëpunuar me të tjerët, vetëm atëherë është ne gjendje t’I kryejë punet e rënësishem të cilat nuk mund të kryhen vetëm.

Në Kuranin Famëlart thuhet: ‘’… Ndihmoni njëri  tjetrin në bamërsi dhe devotshmeri dhe mos u ndihmoni në mëkat dhe armiqësi…’’.(El –Maide,2). Ndihmën dhe bashkëpunimin me të tjerët duhet mësuar që në moshën e fëmijërisë. Prindërit, së bashku me fëmijët, duhet të shkojnë për vizitë tek te sëmurët, të pastrojnë rrugët, të mbajnë pastër xhaminë, të ndihmojnë   në ndërtimin e spitaleve e stadiumeve dhe të kryejnë shumë e shumë punë të tjera.

Të Dërguarin e Allahut, Muhamedin s.a.a  e kishin pyetur:  Kush është më i dashuri te Zoti? Ai ishte përgjigjur:  Ai i cili nuk mendon për problemet e myslimanëve, nuk është mysliman.