
DISA NGA THËNIET MË TË MIRA NGA RUMI
DISA NGA THËNIET MË TË MIRA NGA RUMI, POETI PERSIAN I SHPIRTIT
Poeti Maulana Jalaluddin Rumi ishte një poet Persian, një shejh islam dhe një sufi mistik. Urtësia e tij ka kaluar të gjithë kufijtë qysh nga shekulli i XII-të.
Shumë nga ne keni dëgjuar për fjalët e këtij poeti në një pikë të jetës sonë. Ai ishte një mjeshtër spiritual dhe një poet që la ndikim të madh. Mençuria e tij asnjëherë nuk kishte kufizuar nga barrierat nacionale apo kulturore. Një këndvështrim i tillë si i Rumit për botën është shumë i rëndësishëm për ne në këto kohëra të urrejtjes dhe luftërave që po mbizotërojnë.
Disa nga thëniet më të njohura të Rumit që na tregojnë rëndësinë e ekzistencës dhe na japin një botëkuptim plot pozitivitet janë:
- “Ajo që ti kërkon, po të kërkon ty”
- “Detyra jote nuk është të kërkosh dashurinë, por të largosh gjithë kufijtë që keni ndërtuar drejt saj.”
- “Mos u anko. Çdo gjë që keni humbur, vjen në një formë tjetër tek ju.”
- “Dje isha i mençur, dhe doja të ndryshoja botën. Sot jam përplot urtësi, dhe do të ndryshoj vetën time.”
- “Fjalët janë pretekst. Është lidhja e brendshme ajo që e tërheq një person te tjetri, jo fjalët”
- “Mos u kënaq me histori, se si gjërat kanë shkuar për të tjerët. Zbulojeni mitin tuaj.”
- “Çdo gjë e bukur dhe e dashur është bërë për atë që e sheh.”
- “E vetmja bukuri që zgjatë është bukuria e zemrës”
- “Ngrit fjalët, jo zërin. Shiu është ai që rritë lulet, jo vetëtima.”
- “Dhimbjet që ke ndjerë janë lajmëtar, dëgjoj ata.”
- “Zemra jote është sa oqeani. Shko sa më poshtë për të gjetur veten.”
- “Duhet të vazhdoni ta thyeni zemrën tuaj deri sa të hapet.”
- “Dua të këndoj siç këndojnë zogjtë, duke mos u brengosur kush më dëgjon ose çfarë mendojnë tjerët”
14.“Përse vazhdoni të qëndroni në burg kur dera është krejtësisht e hapur?”