JA ALI
JA ALI
Ja Ali sot është pranvera
Udhèrrëfyes I jetës sonë
Ne të kujtojmë si çdo hera
Të bashkuar përgjithmoné
Ja Ali, është dita jote
Që na mbushë plotë mirësi
Ti je Drita e kësaj Bote
Ku çdo herë gjejmë Hirësi
Ti që din çka është dashnia
Sikur rrezet që lëshon dielli
Emrin tënd e mbanë dhe qielli
Të bekuar nga Perëndia
Ja Ali je dashuria ime
Të adhuroi natë e ditë
Je çdo herë krenaria ime
Çdo herë jetën Ti ma shndritë
Ty o Zot të qofsha falë
Që mbretëron në jetën tonë
Edhe atëherë kur nuk gjejmë fjalë
Je lumturia e kohës sonë
Argjira Ukimeri
Mr.sc. Pedagoge – Prizren, Mars 2022