1ebb325be9b5ebb207f5764ead49fdbd

Roli i faktorëve shpirtërorë në fatin e njeriut

Spread the love

Roli i faktorëve shpirtërorë në fatin e njeriut

Në këtë kapitull do të trajtojmë rolin që kanë faktorët dhe shkaqet e ndryshme në zgjedhjen e lirë të njeriut.

Siç dihet, sistemi i botës materiale funksionon në bazë të shkaqeve dhe pasojave materiale, pra, në bazë të këtyre faktorëve. Nga këndvështrimi i njeriut material, shkaqet dhe faktorët, që veprojnë direkt tek objektivat e tij, për shembull: vdekja, ushqimi i përditshëm, shëndeti, lumturia, etj, janë materiale. Mendojnë se, me anë të faktorëve materialë do ta afrojnë ose do ta largojnë ditën e vdekjes; do ta shtojnë ose pakësojnë ushqimin e përditshëm; do ta sigurojnë apo humbasin kënaqësinë dhe lumturinë.

Nga pikëpamja shpirtërore ekzistojnë faktorë të tjerë jo materialë, që janë efikas në jetën tonë. Këta quhen faktorë shpirtërorë dhe njëkohësisht me faktorët materialë luajnë një rol të rëndësishëm në fatin e njeriut. Në përputhje me këtë pikëpamje ekzistojnë edhe një varg qëllimesh të tjera, që duhen trajtuar. Ai njeri, që ka këndvështrim shpirtëror, ndodhitë e përditshme në botë i shikon në një kompleksitet më të lartë. Kuptohet që zgjedhja e lirë e këtij njeriu ka një amplitudë më të madhe dhe më të larmishme, sepse tek ai ndikojnë një numër më i madh faktorësh materialë dhe jo materialë, të marrë së bashku. Më poshtë do të trajtojmë disa nga këta faktorë, që kanë rëndësi në filozofinë islame.

Përpjekja në rrugën e së vërtetës

Në qoftë se një njeri apo një grup njerëzish ecin në rrugën e drejtë të së vërtetës, përpiqen ose luftojnë për të qenë në këtë rrugë, do ta mbështesin pa rezerva sistemin shkak-pasojë. Kur’ani i Madhëruar, në lidhje me këtë, thotë: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” (El-Anke’but: 69) Në një vend tjetër Zoti thekson: “O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju ëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Muhammed: 7. )

Pashtu edhe e kundërta, në qoftë se një njeri apo një popull do të ecë në rrugë të shtrembër, të përbërë nga hile, agresion, shtypje, e tjera si këto, edhe sikur të jetë i pajisur me mjete të përparuara materiale, Zoti padyshim do të urdhërojë shkatërrimin e plotë, deri në zhdukje të tij.

 Besimi te Zoti

Një faktor tjetër me rëndësi në përcaktimin e fatit është besimi te Zoti. Ky lloj besimi nënkupton se, në qoftë se një njeri është duke ecur në rrugën e drejtë të së vërtetës, nuk duhet t’i krijohen dyshime për këtë gjë dhe duhet të jetë i sigurt se e vërteta është qëllimi i tij në këtë rrugë dhe për këtë ai do të ketë ndihmën e gjithanshme të Zotit. Kur’ani Famëlartë, në lidhje me këtë, thotë: “Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin.” (EtTalak:7)

Predikimi dhe lutja

Një faktor tjetër që ndikon në fatin e njeriut, saktësisht në dimensionet e fatit, që janë ekzistenca dhe vetitë e një fenomeni, që është në gjendje të ndryshojë rrjedhën është lutja. Lutja është në gjendje të pengojë një fenomen ose të krijojë një fenomen të ri në favor të besimtarit. Sigurisht që lutja ka disa kushte, ku trajtimi i tyre është jashtë nivelit të kësaj temë.

 Lëmosha dhe favoret

Lëmosha dhe lutja pra  janë faktorë të tjerë shpirtërorë të rëndësishëm, që ndikojnë në ndryshimin dhe përcaktimin e fatit të njeriut. Imam Sadiku (paqja dhe bekimi i Alllahut qoftë mbi të), thotë: “Njerëzit që vdesin, si rezultat i mëkateve të tyre, janë shumë herë më shumë se ata që vdesin si rezultat i plakjes së tyre fizike, dhe njerëzit, që jetojnë gjatë, si rezultat i të mirave që kanë bërë, janë shumë herë më shumë se ata që jetojnë aq sa i lejon plakja e tyre fizike.”

Të bërit mirë krijesave që kanë shpirt

Kushdo që keqtrajton krijesat që kanë shpirt: kafshët dhe njerëzit në përgjithësi dhe edukuesit e tij në veçanti (nënën, babain, mësuesin) ose u krijon atyre vështirësi dhe mërzitje në jetë, padyshim që do të ketë pasoja të rënda negative në fatin e tij. Si përmbledhje, me fjalë të tjera, drejtësia dhe shtypja, të bërit pishman dhe të mos bërit pishman, të bërit mirë dhe të bërit keq, lutja dhe anashkalimi i saj dhe të tjerë shembuj si këta, janë faktorë kryesorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në fatin e njeriut nga pikëpamja e jetëgjatësisë, sigurimit të ushqimit të përditshëm ( begatisë)  shëndetit etj.  Në këtë kontekst, këta faktorë duhen parë si një varg efikas qëllimesh jomateriale

 

Favoret e besimit

Në fund të këdo të radhisim favoret e besimit te fati.

  • Shikimi i sistemit botëror sipas qëllimit: Ai njeri, që njeh pushtetin e plotë të Zotit mbi tokë, e shikon sistemin botëror në një këndvështrim tjetër, mbi bazën e një qëllimi dhe të një ideali të saktë për të cilin është krijuar. Pra, me pak fjalë, Zoti ka pasur një qëllim që e ka krijuar tokën si çdokush tjetër që krijon diçka me një qëllim të caktuar. Krijimi i tokës nuk është nisur nga hiçi, tokën pa asnjë qëllim. Ky lloj këndvështrimi mbi botën që na rrethon, e bën njeriun të jetë më optimist dhe të shkëputet nga pesimizmi që e ka rrethuar.
  • Besimi te arsyet shpirtërore dhe mos humbja e shpresës nga mungesa e të mirave materiale: Njeriu, që ka besim te faktorët shpirtërorë, nuk bie në mërzitje për arsye të mungesës së të mirave materiale, përkundrazi, shpirti i tij (që nuk ka të bëjë me botën materiale) zhvillohet më tepër dhe më i fortë dhe bashkë me të zhvillohet, me po të njëjtin koeficient, edhe shpresa e njeriut, duke u bazuar se do të jenë faktorë të tjerë shpirtërorë që do të vendosin në favor të tij, duke u bërë të suksesshëm në këtë rrugë.
  • Përballimi i pengesave dhe vështirësive: Ai njeri, që kudo sheh dorën e Zotit të veprojë dhe ka besim në faktorët e fatit të tij, pa dyshim që është më tepër rezistent ndaj vështirësive të ndryshme materiale apo shpirtërore, si dhe mund t’i bëjë ballë ngjarjeve shumë të rënda që mund t’i ndodhin papritur. Me pak fjalë, ai është i përgatitur shpirtërisht dhe praktikisht i pathyeshëm.
  • Shmangia nga mburrja dhe mendjemadhësia: Njeriu, që ka besim në faktorët shpirtërorë që mbretërojnë kudo, padyshim nuk do të dehet nga gëzimi dhe lumturia e shkurtër e provokuese, nuk do të bjerë pre e mendjemadhësisë dhe e mburrjes. Ndërsa njeriu, që përballë vështirësive pëson humbje, do të bjerë lehtë pre e mendjemadhësisë në kohë të shkurtra lumturie, sepse këtë lumturi e kupton si meritë të tij. Ndërsa ai që suksesin e sheh si një dhuratë të Zotit, nuk ka arsye të bjerë në mendjemadhësi, por falënderon Zotin për një favor të tillë

Marrë nga libri : Njohje Islame – Shoqata Flladi