8a7a9363f4aeeed83353232a2f4d5336

NJË UDHËTIM NË BOTËN E BIMËVE

Spread the love

NJË UDHËTIM NË BOTËN E BIMËVE

Autor : Mimoza Sinani .

Ejani në botën e bimëve, ejani…!
Sa bukur është këtu….
Këtu duhet të ketë miliona bimë… Lule me ngjyra të ndritshme, të pastra e të panjollosura… Të gjitha llojet e frutave… Perime…. Pemë…
Sa të bukura janë të gjitha ato….
Le t’i vështrojmë tani më nga afër pjesëtarët e kësaj bote. Le të mësojmë sesi ato riprodhohen dhe le të shohim se çfarë teknikash përdorin ato.
Ju të gjithë e dini se madje edhe pemët gjigante rriten nga një farë shumë e vogël.

Por, a e dini nga erdhën këto fara të vogla?

Me qëllim që të formohet një farë, qeliza femër brenda bimës duhet të kombinohet me një qelizë riprodhuese mashkullore nga një bimë tjetër, me fjalë të tjera, me polenin.

Po si arrijnë ato ta bëjnë këtë? Bimët nuk mund të lëvizin.

Ju keni të drejtë, bimët nuk mund të lëvizin, por Zoti ka krijuar mënyra të ndryshme me anë të të cilave poleni nga një bimë mund të arrijë tjetrën.

Një pjesë e polenit bartet me anën e erës.

Disa njerëz nuk e pëlqejnë këtë, sepse këto kokrriza të vogla bëjnë që shumë njerëz të vuajnë nga reaksionet alergjike në pranverë.

Një kokrrizë e polenit fillon të shndërrohet në farë kur ajo arrin atë pjesë të bimës tjetër që përmban qelizën vezë.

Disa bimë përdorin bartës specialë për të dërguar polenin e tyre tek bimët e tjera.

Më të zakonshmit e këtyre janë insektet.

Lulet prodhojnë ushqim që insektet e pëlqejnë dhe i tërheqin me ngjyrat të ndritshme dhe aromat e tyre të këndshme. Kjo do të thotë se ato janë në gjendje që ta kalojnë polenin e tyre tek insektet. Më pas, ato i bartin këto kokrra poleni tek bimët e tjera.

Harmonia ndërmjet formave të ndryshme të jetës bëhet më e qartë kur vështrojmë më nga afër marrëdhëniet midis luleve dhe insekteve.

Le te marrim si shembull një lule, e cila rritet në Afrikën jugore, që njihet me emrin iris.

Është tepër e vështirë për insektet bartëse që ta arrijnë ushqimin dhe kokrrat e polenit që bëhen nga kjo lule tërheqëse. Nën gjethet e saj është një tub i gjatë. Ushqimi dhe poleni janë të gjitha në fund të këtij tubi.
Insektit që do ta bartë polenin i nevojitet gjithashtu një tub i gjatë për ta arritur atë.

Është tamam si një pipëz që përdorim ne për të pirë nga fundi i një shisheje të gjatë.

Falë tubit të tij të gjatë, apo thimthit, insekti mund të arrijë në thellësi të lules.
Dhe ai mund të rrijë pezull në ajër si një helikopter.
Për t’i mundësuar një helikopteri që të bëjë një zbritje të sigurt përdoren shenja të posaçme.
A habiteni ju nëse miza fluturuese ka diçka të ngjashme?
Shigjetat e bardha mbi sipërfaqen e lules janë të drejtuara të gjitha drejt një pike të vetme dhe tregojnë rrugën që duhet të bëjë fluturuesi që rri pezull. Fluturuesi që rri pezull është kështu në gjendje të bëjë një zbritje të suksesshme saktësisht në pikën e duhur.

Le të mendojmë tani rreth kësaj që thamë. Lulja është një pjesë e pavetëdijshme e një bime të pavetëdijshme. Ajo nuk ka sy, veshë, duar apo tru për të menduar. Por ajo ka shenja mbi të që i tregojnë insektit rrugën se nga të shkojë. Vetë lulja është madje e pavetëdijshme për këto.

Sa i përket insektit, as ai nuk ka vetëdije apo inteligjencë. Megjithatë, ai i zotëron të gjitha cilësitë e veçanta që i nevojiten për të arritur polenin.

Është Zoti i Gjithëfuqishëm Ai që e krijoi lulen dhe insektin për të qenë në përputhshmëri me njëri-tjetrin. Zoti i di se çfarë karakteristikash i nevojitet çdo qenieje të gjallë dhe iu jep atyre ato më të përshtatshmet. Zoti e shpall këtë në librin tonë të shenjtë, në Kur’an:

E Tij është çka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen. (Surja er-Rum, 26)

Lulet që përhapin aromë

Disa bimë përdorin një teknikë tërësisht interesante për të tërhequr insektet.
Ato iu ofrojnë atyre aromën.
Një bimë që quhet orkide jeton në Amerikën Jugore dhe ajo prodhon një aromë të veçantë në gjethet e saj.
Klientët e kësaj arome janë bletët meshkuj.
Bletët e dëshirojnë aromën e këndshme, ashtu sikurse e dëshirojnë njerëzit.

Kur bleta arrin ta marrë parfumin nga orkideja, lulja gjithashtu i jep vizitores polenin e saj.
Hyrja, ku është parfumi, është tepër e rrëshqitshme.
Bleta e humbet drejtpeshimin e saj kur arrin këtu dhe rrëshqet.
Pasi ajo përpiqet që ta çlirojë veten, ajo prek polenin e verdhë.
Dhe poleni ngjitet në trupin e saj.
Farat shfaqen pak kohë pasi poleni arrin te qelizat femërore.
Miq, fara do t’i mundësojë bimës të ketë pasardhës të vet asaj. Çdo farë është një shembull i mjeshtërisë artistike krijuese të Zotit.

Zoti i Gjithëfuqishëm, Krijuesi i të gjitha gjërave, na tregon në Kur’an rreth krijimit të farës:

A nuk e shihni atë që e mbillni? A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë? Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer … (Surja El Vakia, 63-65)