3e60e2138aace9f897c02718db4c097c

Dy kaptina: Nëna e Kur’anit & Kalaja e madhe

Spread the love

Nëna e Kur’anit

Falësi i namazit pas shqiptimit të tekbiretul-ihramit duhet që ta lexoj suren Fatiha. Në qoftë se kjo sure nuk lexohet në namaz, namazi konsiderohet i pavlefshëm. Emri tjetër i sures Fatiha është “Ummul Kitab” (Nëna e Kur’anit), ose Fatihetul Kitab (Çelësi i Kur’anit).

Kjo sure përmban shtatë ajete dhe sipas thënies së të Dërguarit (saa) kjo është sureja më e mirë e Kur’anit. Sureja Hamd është e vetmja sure që të mësuarit e saj është i obligueshëm për çdo mysliman. Së paku gjatë një dite duhet që ta lexojë dhjetë herë në namazet e veta.

Sureja Hamd fillon me “Bismil-lahir-rahmanir-rahim” qo do të thotë Në emër të Allahut Gjithëmëshirshimit Mëshirëplotit, ta shqiptojë me zë të lartë.

“Elhamdulil-lahi rab-bil-alemin” do të thotë: “Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zoti i botëve”

“Er-rahmanir-rahim” do të thotë: “bamirësit të përgjithshëm! Mëshirbërësit! . Rrahman do të thotë – të gjithë i do, ndërsa rahim do të thotë – besimtarët gjithmonë i do. Këto dy atribute janë shenjë e bamirësisë dhe mëshirës së Zotit.

“Maliki jeu mid-din” do të thotë: “sunduesi i Ditës së Gjykimit”

“Ij-jake neabudu ve ij-jake nestein” do të thotë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”

“Ihdines-siratal mustekim” që do të thotë: “Udhëzona për në rrugë të drejtë”

“Siratal ledhin en amte alejhim, gajril magdubi alejhim veled dalin” që do të thotë: “Jo në rrugën e atyre që kundër veti e tërhoqën hidhërimin, e as atyre që e humbën veten”

Në Kur’anin e Madhëruar është folur rreth rrugës së drejtë:

“Rruga e drejtë është rruga e Zotit” (Sure Hud, ajeti 56)
“Rruga e drejtë është po ajo rrugë e të dërguarve” (Sure Jasin, ajeti 4)
“Rruga e drejtë është rruga e adhurimit të Zotit” (Sure Ali Imran, ajeti 101)

Kalaja e madhe

Falësi i namazit, pas këndimit të sures Hamd, duhet që të lexojë një nga suret e tjera të Kur’anit. Prej sureve tjera, surja e tevhidit (njësisë në Zot) është surja më e preferuar e Kur’anit. Sureja e tevhidit është një sure e shkurtër por ka një domethënie shumë të madhe.

“bismil-lahir-rahmanir-rahim” do të thotë: “ Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”

“Kul huall-llahu ehad” do të thotë: “Thuaj: Ai, Allahu është Një dhe i Vetmi”
(Në një hadith thuhet: “Besimi është si një kala e madhe që porta e saj është tevhidi dhe njësia e Zotit”).

“All-llahus-samed” që do të thotë: “Allahu është Ai që çdo krijesë i mbështet për çdo nevojë”

“Lem jelid ve lem juled” që do të thotë: “As nuk ka lindur kë, e as nuk është i lindur”

“Ve le mjekun lehu kufu-ven ehad” që do të thotë: “ Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”