db396245a0d9b53f10e913d61d115034

Kompaktësia islame në çdo gjë e në çdo vend

Spread the love

Mirësjellja është vlera më e shtrenjtë:

Islami interesohet mjaft rreth çështjes së ruajtjes së etikës së mirësjelljes dhe bashkëpunimit me të tjerët qoftë në rang individual apo shoqëror, duke urdhëruar që ky bashkëpunim të jetë mbi bazat e respektit dhe etikës morale.  Kur lexojmë me kënaqësi jetëshkrimin e udhëheqësve në islam, shohim se ata zbatojnë pikat më delikate të moralit dhe etikës deri edhe me personat e thjeshtë.

Dihet se feja është kulturë, kulturë me Allahun, me të Dërguarin, me evlijatë (njerëzit e dashur tek Allahu), me profesorët, me prindërit, me dijetarët, me mendimtarët…etj. Një vështrim i thellë në ajetet e Kur’anit Famëlartë, zbulon se edhe i Lartësuari kur u drejtohet robërve të Tij, u drejtohet me respekt të plotë.  Nëse çështja është e tillë, atëherë cila është detyra e njerëzve para Allahut? Si duhet të veprojnë?

Në disa burime islame lexojmë se kur zbritën ajetet e para të sures “El Mu’minun” e cila urdhëron për disa rregulla të islamit dhe prej tyre çështja përqendrimit dhe e druajtjes në namaz. Kur ka zbritur ky ajet, “Profeti s.a.a.  nganjëherë e ngrinte kokën drejt qiellit kur ishte në namaz pastaj shikonte në tokë dhe nuk e ngrinte shikimin”.

Ngritja e zërit tek varri i Profetit (s.a.v.s)

Disa komentues dhe dijetarë kanë thënë se ajetet e mësipërme ndalojnë ngritjen e zërit në prani të Profetit (s.a.v.s) jo vetëm në të gjallë të tij, por edhe pas vdekjes së tij. (Ruhul Me’anij, Vëll. 26, Fq. 125).

Nëse qëllimi i tyre në thënien e mësipërme është se ajeti është përgjithësues në ndalimin e tij, atëherë në pamje të jashtme, kuptimi i drejtpërdrejtë i ajetit është i posaçëm për kohën kur Profeti (s.a.v.s) ishte i gjallë, sepse ajeti thotë: “Mos i ngrini zërat tuaj mbi zërin e Profetit…” Pra, kur Profeti jeton dhe flet me ndonjë tjetër, nuk lejohet ngritja e zërit mbi zërin e tij.

Mirëpo, nëse qëllimi i thënies së tyre është gjithpërfshirja dhe filozofia e dispozitës, atëherë kjo është e qartë tek ajeti i lartpërmendur e më gjerë. Për këtë arsye specialistët anulojnë “posaçërinë” e tekstit, duke mos e larguar përgjithësimin e lartpërmendur (kuptimi i ajetit përfshin etikën e të folurit në të gjallë të Profetit (s.a.v.s), si dhe pas ndërrimit jetë të tij). Sepse është e natyrshme që qëllimi këtu ka të bëjë me ruajtjen e etikës dhe respektimin e mejdanit të shenjtërisë së Profetit (s.a.v.s). Nga ky këndvështrim, nëse ngritja e zërit tek varri i Profetit (s.a.v.s) ka për qëllim cenimin e shenjtërisë së tij, s’ka dyshim që kjo nuk lejohet. Me përjashtim të rasteve kur zëri i lartë është për thirrjen e ezanit për namaz, ose lexim a këndim Kur’ani, ose hytbe, etj., në këto veprime e të ngjashme me këto, lejohen, qoftë në të gjallë të Profetit apo pas vdekjes së tij.

Kompaktësia islame në çdo gjë e në çdo vend

Vërtet, çështja e udhëheqjes nuk është e plotë nëse nuk i kushtohet rëndësi kompaktësisë mes radhëve. Nëse njerëzit do të vepronin sipas dëshirave të tyre -edhe pse ka udhëheqje – atëherë veprat nuk do të ishin fryt i një bashkëpunimi edhe pse drejtuesit janë të aftë për udhëheqje.

Shumica e ngjarjeve me fund negativ për bashkësinë apo disfatat që kemi përjetuar e kanë zanafillën tek kjo moskompaktësi mes radhëve. Sa të shumta janë humbjet që kanë goditur një ushtri të fuqishme apo mosarritja e suksesit në çështje me rëndësi madhore për një bashkësi, e të ngjashme me to, për shkak të kësaj që u përmend më lart. Edhe muslimanët e kanë provuar hidhësinë e kundërshtimit të këtyre mësimeve, si në kohën e Profetit (s.a.v.s), ashtu edhe pas vdekjes së tij. Disfata më e madhe që provuan muslimanët ka qenë në Betejën e Uhudit, e kjo erdhi si pasojë e moskompaktësisë në mendim e veprim të një grupi ushtarësh prej ushtrisë muslimane. Kur’ani e konsideron këtë çështje shumë të rëndësishme. Në të thuhet: “O ju që besuat mos …..”

Kuptimi i këtij ajeti, siç e thamë edhe më lart, është shumë i gjerë dhe përfshin çdo lloj fjale apo vepre në rang individi apo shoqërie në kundërshtim me mësimet e udhëheqjes.

Këto fenomene kanë ndodhur edhe gjatë jetës së Profetit (s.a.a.), kur disa persona nuk e morën në konsideratë urdhrin e tij, apo e kundërshtuan atë dhe më pas u penduan dhe qortuan veten e tyre ashpër. Ndër ato ndodhi përmendim:

Kur Profeti u nis për çlirimin e Mekës, në vitin e tetë të Hixhrit, ishte muaji Ramazan, dhe së bashku me të gjendeshin kalorës dhe këmbësorë. Në kohën që arritën në një vend të quajtur “Kira’ul Gamim”, Profeti urdhëroi që të sillnin një enë me ujë në të cilën ai piu duke prishur agjërimin. Bashkë me të pinë edhe të tjerë. Çudi ishte me një grup njerëzish që nuk bënë ashtu siç bëri Profeti dhe kundërshtuan ta prishin agjërimin duke qëndruar të agjërueshëm. Profeti i quajti ata mëkatarë. Këtë ndodhi e kanë përcjellë shumë historianë e transmetues hadithesh.

2- Në Haxhin e Lamtumirës, në vitin e dhjetë të Hixhrit, Profeti (s.a.a.) urdhëroi një njeri që të thërrasë: “Ai që nuk ka sjellë me vete kurban (bagëti), ta heqë ihramin dhe ta konsiderojë (haxhin e tij) Umre, dhe ai që ka sjellë me vete kurban, të qëndrojë i veshur me ihram.” Mirëpo një grup njerëzish kundërshtuan dhe thanë: “Si ta heqim ihramin dhe Profeti është i veshur me ihram, a nuk është gjë e shëmtuar që ta kryejë haxhin pas umres dhe….   “    Profeti e quajti jo të mirë atë që thanë dhe i qortoi e i fajësoi ata”