7a2e5dbae89b40b595d68794ab643322

Veshja dhe të drejtat e grave

Spread the love

Veshja dhe të drejtat e grave

Të flasësh për të drejtat e grave është kthyer në një debat, për sa i përket natyrës së të drejtave të njeriut në përgjithësi, nëse të drejtat e burrave dhe grave mund të konsiderohen të njëjta.

Sipas Islamit, edhe pse burrat dha gratë janë të ndryshëm dhe kanë nevoja të ndryshme sipas natyrës së tyre të ndryshme, ata janë plotësues për njëri-tjetrit dhe kanë të njëjtat të drejta për drejtësi, përderisa burrat dhe gratë shihen sipas logjikës së krijimit.

Përparimet e shkencës i kanë sqaruar më tepër dhe i kanë dokumentuar sipas biologjisë dhe psikologjisë dallimet ndërmjet gjinive dhe përplotësimet e ndërsjellta, ( të cilat në asnjë mënyrë nuk e ndryshojnë konceptin e drejtësisë ligjore).

Gratë janë krijuar të lira dhe të barabarta, si të gjitha qeniet njerëzore. Por ato janë, gjithashtu qenie që mund të konsiderohen me pozita të veçanta, në karakteristika dhe psikologji. Në kohët e tanishme është paraqitur një situatë që i referohet ‘’burrërisë’’ së grave, që është denigrim i natyrës së gruas, në asnjë mënyrë që të sillet si burrë, në dëm të feminilitetit të saj.

Gruaja ka vuajtur për shkak të natyrës së saj të lindur, misionit të saj dhe nevojave të saj, aftësitë e saj të veçanta shpesh janë injoruar, por kjo në asnjë mënyrë nuk e bën atë të barabartë me burrin. Të mos përcaktosh dhe të mos dekretosh te drejtat e saj të veçanta do të thotë të kryesh një akt paragjykimi kundër saj. Pa dyshim që një grua mund të shërbejë në ushtri apo të pranojë lloje të tjera punësh si mundësi, por vetëm nëse kjo ndodh me vullnetin e saj të lirë. Përderisa gruas i është dhënë dhurata e të sjellurit të një jete të re në këtë botë, shtatzënia e saj përfaqëson nevoja për trupin si para edhe pas lindjes së fëmijës, kështu që duhet pasur në konsideratë, në mënyrë që të përcaktohen të drejtat e saj.

Profeti Muhamed (s.a.v.s) ka folur për kushtet dhe rëndësinë e grave gjatë shtatzënisë;

‘’ Kur një grua është shtatzënë ka pozitat e një personi që agjëron në atë ditë, qëndron zgjuar natën duke u lutur dhe duke luftuar me veten dhe pasurinë në rrugë të Zotit. Kur ajo e lind fëmijën, është një shpërblim që ju nuk mund ta imagjinoni. Kur ushqen me gji, çdo pikë e tij është si të ushqesh një skllav nga pasardhësit e Profetit Ismail (a.s) Kur të mbarojë së ushqyeri, engjëjt do të thonë; ‘’ Fillo nga fillimi, përderisa je e falur!’’

Islami mbron një sistem drejtësie, që përfshin të drejtat e burrave dhe të grave. Kjo është shumë e ndryshme nga të thënit se të dy janë të njëjtë, përderisa ato janë qenie të ndara, të përcaktuara për qëllime të ndryshme. Barazia nuk është sinonim i drejtësisë.

Ekzistojnë thënie të panumërta që vijnë nga burime islame, në lidhje me drejtësinë dhe dënimin e shtypjes, të cilat lartësojnë piedestalin e rezervuar në Islam për gratë dhe respekti për to u kërkohet të gjithë besimtarëve.

Profeti Muhamed (s.a.v.s) ka thënë;

-‘’Parajsa është nën këmbët e nënave’’

-‘’Gratë janë si lulet, mos i trajtoni ato me dhunë’’

-Betohem në Zotin që më zgjodhi mua si Profet, se të jesh i dashur me nënën tënde një natë, është më mirë sesa një vit për një kauzë të Zotit’’

-Kur lind një fëmijë, është një dhuratë nga Zoti. Kur lind një vajzë është një shenjë e mëshirës së Zotit për familjes e saj’’

-Që nga periudha e shtatzënisë e deri në periudhën e ndërprerjes së ushqimit me gji, gruaja ka shpërblim si ai që ruan për hir të Zotit, që mbron kufijtë e Islamit. Dhe nëse ajo vdes gjatë kësaj kohe, ka pozitën e një martireje.’’

Veshja në Islam

‘’O profet thuaju grave dhe vajzave tua, si dhe grave të besimtarëve. Që të lëshojnë mbulesën e tyre ( të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë’’

Veshja islame e ruan dinjitetin dhe integritetin e  grave, të cilat vlerësohen nga shoqëria në bazë të kapacitetit të tyre njerëzor dhe intelektual, dhe jo për shkak të figurës dhe pamjes së tyre fizike. Veshja islame nuk i kufizon aftësinë e grave për të studiuar, punuar apo për të marrë pjesë në një shoqëri.

Veshja lë të kuptojë një sjellje morale specifike dhe të saktë, e cila çon në uljen e syve kur takon një person të gjinisë tjetër. Nëse trupi i gruas është i ekspozuar, burri, gjithashtu, e ul vështrimin e tij. Kjo tregon maturi, respekt dhe modesti.

Mbulesa e një gruaje është më strikte sesa ajo e një burri, meqenëse flokët, qafa dhe trupi i saj përfaqësojnë një provokim dhe janë veçanërisht tërheqëse për burrat. Studimet shkencore tregojnë se kënaqësia pamore është më e dukshme tek burrat, kështu që maturia e grave ka për qëllim të mënjanojë tundimin dhe sjelljet imorale.

Shoqëritë perëndimore i kanë mashtruar gratë me nocionet false të lirisë dhe të të drejtave ‘’feministe’’. Gratë janë lënë të besojnë se ekspozimi i trupit të tyre sipas modës, duke paraqitur atë si një objekt të thjeshtë dekorativ të dëshirave, e rrit në njëfarë mënëre vleren e saj, në atë nivel saqë jep hua veten për reklamat e produkteve. Sipas standardeve të Islamit, ajo thjesht përul veten, derisa bëhet një stereotip artificial femre.

Propaganda antiislame jep një përfytyrim të grave myslimane si të shtypura, të privuara nga të drejtat e tyre dhe këmbëngulë se feja i ka detyruar ato, kundër vullnetit të tyre, të mbulojnë flokët dhe qafën. Mos ndoshta gruaja perendimore jeton e lumtur?! A është ajo e çliruar nga burgu i figurës së saj? Apo është një peng i dukjes së saj, viktimë e diskriminimit rrethanor, i cili ofron kushtet e dëshiruara të punës vetëm për gratë me ‘’pamje të mirë’’.

Veshja islame projekton të njëjtën filozofi si dhe imazhi i virgjëreshës Marie. Ajo nuk është paraqitur askund në bazë të paraqitjes fizike dhe veshjet e saj janë modeste dhe të pastra. Askund në të gjithë historinë nuk ka një referencë të shkruar për paraqitjen e saj fizike. Për veshjen grave, Bible thotë;

‘’Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta.’’

 

Huazuar……