f49aa749eafab40628695a1619674c5b

Sexhdeja mbi turbet (baltën e pjekur)

Spread the love

Sexhdeja mbi turbet (balta e pjekur)

 

Samiu: O Ali ju shiat bëni shirk kur bini në sexhde mbi tyrbe. A nuk është kjo tyrbe veçse sasi balte e thatë të cilën ju e adhuroni atë dhe jo Allahun?

Aliu: Më lejoni t’ju bëj një pyetje?

Samiu: Urdhëro.

Aliu: A është e obligueshme sexhdeja mbi trupin e Allahut të lartësuar?

Samiu: Kjo thënie e jote është kufër (mohim) sepse Allahu nuk është prej trupi, as nuk shihet me sy, as nuk preket. Dhe ai i cili beson se Allahu është trup, ai është kafir (mohues). Prandaj sexhdeja duhet të jetë për Allahun: me kuptimin e fjalës: qëllimi i sexhdes të jetë përulje para Allahut, ndërsa sexhdeja mbi Allahun është mohim (kufër).

Aliu: Me këto thënie që the del qartë se sexhdeja e jonë mbi turbe nuk është shirk sepse ne biem në sexhde mbi turbe dhe nuk bëjmë sexhden për turben.

Edhe nëse besojmë se tyrbeja ( balta e pjekur në formë guri)  është Allahu (dhe ky është supozim i palogjikshëm) atëherë sexhdeja do ishte për të (tyrben) dhe jo mbi të.Sepse është e pamundur që një person të bie në sexhde mbi Zotin e tij.

Samiu: Kjo është hera e parë kur dëgjoj përgjigje të tillë, dhe vërtetë kjo është e saktë, sepse nëse ju do ta konsideronit tyrben Allah do të bënit sexhde për të dhe jo mbi të. Dhe sexhdeja e juaj mbi të është argument se ju nuk e konsideroni tyrben Allah.

Samiu: Më lër të bëj një pyetje?

Aliu: Urdhëro.

Samiu: Cili është shkak i sexhdes suaj mbi tyrbe dhe pse nuk bëni sexhde mbi gjërat tjera?

Aliu: Shkak i sexhdes sonë mbi tyrbe është hadithi i Profetit Muhamed s.a.a. të cilin e gjejmë në librat e hadithit të myslimanëve në përgjithësi, i cili thotë: “Toka më është bërë mua xhami dhe pastërti”. Dheu i pastër dhe i papërzier është i lejueshëm për sexhde dhe të gjithë medh’hebet janë të një mendimi për këtë. Prandaj ne gjithmonë biem në sexhde mbi tyrben ku të gjithë myslimanët janë të një mendimi rreth saktësisë së sexhdesë mbi të.

Samiu: Si janë të një mendimi myslimanët për këtë?

Aliu: Kur Profeti Muhamed s.a.a  shkoi në Medine dhe ndërtoi xhaminë në të, a ka qenë xhamia e shtruar me tepihë?

Samiu: Jo, nuk ka qenë e shtruar me tapeta.

Aliu: Mbi çfarë ka pas rënë në sexhde Profeti?

Samiu: Mbi Tokë.

Aliu: Pra në të gjitha namazet, Profeti s.a.a. ka rënë në sexhde mbi tokë dhe po kështu myslimanët në kohën e tij dhe pas tij dhe kjo sexhde  mbi tokë është e saktë dhe ne kur bëjmë sexhde mbi tyrbe zbatojmë veprimin e profetit Muhamed s.a.a.

Samiu: Pse bëni sexhde vetëm mbi atë cope guri apo qerpiçi  të cilin e mbani me vete dhe nuk bëni sexhde mbi pjesët tjera të tokë?

Aliu: Së pari shiat e lejojnë sexhden mbi të gjitha pjesët e dheut qoftë e ngurtësuar apo jo. Së dyti, përderisa është kusht që vendi i sexhdes të jetë i pastër, pra nuk është e lejueshme sexhdeja mbi tokën e ndytë për këtë ne mbajmë me vete një copë balte të thatë dhe të pastër, për të qenë sigurt për sexhden. Sa për dijeni ne e lejojmë sexhden mbi dhe dhe apo mbi tokën ku nuk e dimë se është e ndytë.

Samiu: Nëse ju e lejoni sexhdenë mbi dheun pluhur, atëherë përse nuk mbani me vete pluhur për të bërë sexhden?

Aliu: Përderisa dheu pluhur i bën pis rrobat, për këtë arsye ne e përzijmë me pak ujë pastaj e lemë të thahet, derisa mbajtja e tij nuk i bën pis rrobat. Pastaj sexhdeja mbi atë copë të thatë balte është fakt i përuljes ndaj Allhut të lartësuar,  sepse qëllimi i sexhdes është përulje para Allahut, prandaj nuk është e lejueshme që sexhdeja të jetë për diçka tjetër veçse për Allahun.

Për këtë është e preferuar që vendi i sexhdesë të jetë më i ulët se ai i duarve dhe i këmbëve, sepse ky është argument rreth përuljes për Allahun. Po ashtu është mirë që maja e hundës të vendoset mbi tokë në kohën e sexhdes si përulje para Allahut. Pra sexhdeja mbi tokë apo mbi një copë balte të thatë  ( turbet)  është më e mirë se sa sexhdeja mbi gjërat e tjera, sepse në sexhden mbi tokë vendosim pjesën më të ndershme të trupit të njeriut i cili është balli gjë e cila tregon përulje dhe zvogëlim para madhështisë së Allahut të lartësuar.

Ndërsa, kur njeriu e vendos ballin e tij gjatë sexhdes mbi tapetin e shtrenjtë apo mbi argjend, flori, akika gurë të çmuar e tjerë, apo mbi rrobat me vlerë të lartë, ky veprim e pakëson përuljen dhe nënshtrimin para Allahut, dhe ndoshta të çon në mos zvogëlim para Madhështisë së Tij (xhsh).

Pra, a mund të konsiderohet sexhdeja mbi ato gjëra të cilat i shtojnë njeriut përulje dhe nënshtrim para Zotit të tij, shirk apo kufër (mohim), dhe sexhden mbi ato gjëra ku nuk gjindet shtesë në përulje për Zotin ta quajmë afrim tek Allahu? Ato thënie nuk janë veçse shpifje.

Samiu: Çfarë janë ato fjalë që gjinden mbi turbetin?

Aliu: Jo në të gjitha ttrbet gjendet shkrimi sepse ka shumë tyrbe mbi të cilat nuk gjendet shkrim. Së dyti: Shkrimi që gjindet mbi disa tyrbe e ka kuptimin se ky tyrbet është marrë nga dheu i Qerbelasë së bekuar. A gjendet shirk në të apo a e anulon ky shkrim qënien e tyrbetit prej dheu të lejueshëm për sexhde? Jo.

Samiu: Cila është ajo veçanti e turbetit të tokës së Kerbelasë, ku shohim se shumica e shijave e kryejnë sexhden mbi të?

Aliu: Shkaku qëndron se gjindet hadith i cili thotë “Sexhdeja mbi turbetin e Imam Husejnit (dheut të Kerbelasë) i hap shtatë qiejt”.

Pra ky hadith ka kuptimin se sexhdeja mbi turben e bën namazin të pranueshëm dhe ngritjen e tij në qiej.

Samiu: Po nëse namazi nuk është i rregullt a e bën sexhdeja mbi tyrben të pranueshëm?

Aliu: Shiat thonë se, nëse namazi i cili nuk falet në bazë të kushteve që e bëjnë atë të saktë ky namaz është i papranueshëm. Por ai namaz në të cilin gjendet të gjitha kushtet që e bëjnë atë të saktë ky namaz është i pranueshëm tek Allahu i Lartësuar  ose mund të jetë i pa pranueshëm, pra nuk merr shpërblim prej tij. Nëqoftëse namazi është i rregullt mbi turben e Husejnit paqja qoftë mbi të,  ai është i pranueshëm dhe i shpërblyeshëm. Por mos harrojmë se pranimi është gjë dhe të jetë i rregullt është gjë tjetër.

Samiu: A është toka e kerbelasë më e bekuar se e gjithë toka e rruzullit tokësor? Më e bekuar se toka e Mekes dhe Medines, ku sexhdeja mbi të është e përsosur?

Aliu: Nuk ka asnjë dallim në to.

Samiu: Si ka mundësi që toka e Mekës e cila gjendet që prej zbritjes së Ademit a.a. në tokën e Qabes, dhe tokën e Medines e cila mban trupin e Profetit të Madh s.a.a. të jenë jo në atë pozitë siç është toka e Kerbelasë? Kjo është e çuditshme! A është Hysejn ibën Ali më i përsosur se gjyshi i tij Profet Muhamedi s.a.a.?

Aliu: Jo. Madhështia e Hysejnit është pjesë e madhështisë së Profetit s.a.a. Nderimi i Husejnit është pjesa e nderimit të Profetit s.a.a vendi e Husejn tek Allahu i Lartësuar është se ai është imam dhe ndoqi fën e gjyshit të tij Profetit Muhamedit derisa ra dëshmor. Por pozita e Husejnit nuk është veçse një pjesë e pozitës së Profetit s.a.a. Derisa Husejni, së bashku me familjen e tij dhe shokët e tij u vranë në rrugën e përhapjes së Islamit dhe forcimin e bazave të tij, dhe për mbrojtjen e fesë prej duarve të ndjekësve të lakmive, Allahu  si pasojë të kësaj i ka dhënë dy gjëra shpërblyese:

  • Duaja është e pranueshme pranë mezarit të tij.
  • Shërim në tyrben e tij.

Allahu e ka madhëruar tyrben e Husejnit sepse ai u vra në rrugën e Allahut në mënyrat më barbare. Gratë e tij u morën robëresha, shokët e tij u vranë, e të tjera fatkeqësia  dhe të gjitha këto në emër të fesë.  Apo, përparësia dhe favorizimi i tokës së Qerbelasë mbi të gjithë tokat e rruzullit, deri edhe tokën e Medines, nuk do të thotë kjo se Husejni është më i përsosur se Profeti Muhamedi?

Por përkundrazi: Ajo është madhështia për Hysejnin, dhe madhështia e Hysejnit është madhështia për Allahun dhe Profetin s.a.a.

Samiu: Kjo është e drejtë, unë përfytyroja se  ju thoni se Husejni është më i përsosur se Profeti s.a.a. dhe tani e mësova të vërtetën.

Unë të falenderoj ty për këto sqarime të drejta, dhe gjithmonë do të mbaj me vete në copë prej dheut të kerbelasë së bekuar për të rënë në sexhde mbi të kudo që të falem dhe do ta mënjanoj sexhden mbi tapete, etj.

Aliu: Unë desha të sqaroj se ato akuza të drejtuara mbi ne shiat nuk janë të vërteta, por ata janë shpifje dhe gënjeshtra të cilat I sollën armiqtë e islamit dhe të myslimanëve për qëllim përçarje. Dhe mos u kujdes për ato që dëgjon kundra shiave pa bërë kërkime dhe studime rreth realitetit dhe të vërtetës.

Përktheu redaksia VLERA.