e3010bbf01101b15558b218ba728b16f

Pas Haxhit të fundit të njohur si Haxhi Lamtumirës (ese)

Spread the love

Pas Haxhit të fundit të njohur si Haxhi Lamtumirës, Profeti në zbatim të ajetit “O i Dërguar, shpalle atë që je i urdhëruar sepse nëse nuk e bën, nuk e ke plotësuar misionin tënd”, Profeti Muhamed s.a.a. urdhëroi që në një vend të quajtur Ghadir-Khum të ndaleshin gjithë haxhinjtë dhe të ngritej një mimber nga shalat e deveve.

Pasi i Dërguari u ngjit lart, mbajti një hutbe (fjalim)  të gjatë në të cilën lavdëroi Allahun dhe sqaroi çështje të ndryshme të besimit dhe pastaj pyeti të pranishmit:

  • “O njerëz, a dëshmoni se unë e kam kryer misionin tim ashtu siç duhet?”

Ata të gjithë njëzëri ju përgjigjën me ; -“Po, dëshmojmë o i Dërguari i Zotit. “

Pastaj Ai i pyeti përsëri: – “A dëshmoni se unë jam Mevla( udhëheqës, prijës) i çdo besimtari dhe besimtareje dhe se kam të drejta mbi ju më tepër seç keni ju mbi vetat tuaja?”

Ata ju përgjigjen përsëri me – “Po, dëshmojmë o i Dërguari i Allahut”

Atëherë Profeti mori dorën e Aliut dhe e ngrit lart duke thënë:

“Për cilindo që unë kam qenë Mevla (Ushëheqës, Kujdestar, Prijës),  pas meje Aliu do të jetë Mevla i tij”.

Pastaj ngriti duart dhe bëri këtë lutje:

“O Zoti im, bëhu mik me cilindo që do miqësojë Aliun dhe armik me cilindo që do armiqësohet me atë”.

Pas kësaj profeti Muhamed s.a.a. urdhëroi që të gjithë të ja uronin Aliut këtë Mision Hyjnor, dhe të parët që ja uruan pas Profetit ishin Ebu Bekri dhe Omeri duke i thënë:

“Urime o Ali ! Ti sot u bëre Mevlaja ynë dhe i çdo besimtari dhe besimtareje”.

Kjo ceremoni zgjati 3 ditë.

Pas caktimit të Aliut “Mevla” si pprijës të besimtarëve nga ana e Profetit me urdhër Hyjnor, zbriti ajeti i fundit i Kur’anit:

“Sot plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin si fe”.

 

Allahu na mundësoftë që të bëhemi nga pasuesit e vërtetë të Aliut dhe Imamëve të Pastër nga dera e Tij!

 

Arben A. Alijaj,

8 Gusht 2020