c65156834d8071569de2d585d39b0b86

Kush është Hazreti Masumja

Spread the love

Kush është Hazreti Masumja

Fatimah bint Musa, Fatimja e bija e Musas, e lindur 1 Dhu al-Qi’dah 173, afërsisht 22 Mars, 790. Kjo zonjë e madhe është e  njohur si Hazreti Masumja, ishte vajza e imamit të shtatë Musa el Kadhim dhe motra e imamit të tetë  Ali el-Rida. Çdo vit, mijëra myslimanë  udhëtojnë në qytetin e quajtur Kum që gjendet në Republikën Islamike të Iranit, për të nderuar Hazreti Masumen  në  xhamin e saj.

Karakteri i  Hazreti Fatime Masumes

Vëllai i saj Imam Ali el Ridha i dha asaj titullin “Masumeh”, që do të thotë i pagabueshëm ose pa mëkat. Në traditën Islame, gratë e veçanta dhe të devotshme ose bëhen shenjtore me meritat e tyre ose nëse janë motra apo bija të Imamëve apo të Pejgamberit Muhamed s.a.a.

Hazreti Masumja është një grua nderi për shkak të shenjtërisë dhe mençurisë së saj. Thuhet se ajo ka mësuar shkenca të ndryshme islamike dhe mësimet e Muhamedit s.a.a  dhe se ka transmetuar shumë hadithe nga anëtarët e familjes së saj. Hazreti Masumja, është gjithashtu një shenjtore për shkak të afërsisë së saj me vëllain e saj, Imamin e 8-të Ali Rida dhe babanë e saj, Imamin e 7-të Musa Kadhim.

Hazreti Masumja është e nderuar në shumë hadithe, ose mësime, nga dijetarët e historianët që proklamojnë dashamirësinë e vizitës së tempullit të saj në Kum. Vëllai i saj Imam Ali Rida deklaroi se vizita në faltoren e Hazreti Masumes është e barabartë me vizitën tek ai, duke demonstruar nderin e tij për motrën e tij. Imamë të tjerë deklarojnë se kushdo që viziton tempullin e Hazreti Fatime Masumes,  me siguri do të shkojë në parajsë. Më shumë mrekulli raportohet të ndodhin në faltoren e saj në Kum sesa në vendin e varrimit të ndonjë profeti ose imam tjetër.

 

Historia e Hazreti Fatime Masumes

Është dokumentuar se para se të lindte Hazreti Masumja, Imamët parashikuan shenjtërinë dhe devotshmërinë e saj. Hazreti Masumja  lindi në Medinë në 173 pas Hixhrit dhe kaloi gjashtë vitet e para të jetës së saj duke mësuar së bashku me babanë e saj, Imam Musa al-Kadhim. Studiuesit kanë shkruar se ajo kishte një “dhuratë të veçantë” të dijes dhe vetëdijes shpirtërore, madje edhe në fëmijëri.  Kur ajo ishte dhjetë vjeç, Harun al-Rashid, halifi i 5-të i Kalifatit Abasid dërgoi babanë e saj në burg.  Kjo ndarje ishte shumë e vështirë për Fatimën, por vëllai i saj Ali  Rida ishte 25 vjet më i madh dhe u kujdes për të.

Ali  Rida dhe hazreti Fatime Masumja  janë në mesin e 37 fëmijëve të Imam Musa al-Kadhim, por ata janë dy fëmijët e vetëm nga martesa e Imamit me Naxhmah Khatun. Nëna e tyre ishte një ish skllave nga Afrika e Veriut, e cila mësoi mësimet islamike nën drejtimin e nënës së Imam Musa al-Kazim, Zonja Hamidah.  Ali  Rida më vonë do të bëhej Imami i 8-të dhe të fitonte titullin Imam Ali al-Rida. Historiani al-Tabari thotë se ‘Al-Rida’ do të thotë “Ai që i pëlqen [Zotit] nga Shtëpia e Muhamedit.” Ai u emërua pasardhës i Kalifit Abassid al-Mamun, megjithëse hezitoi për ta pranuar këtë rol.  Ndërsa ‘Ali al-Rida fitoi titullin “Princ i Kurorëzuar”, disa njerëz refuzuan të pranonin rolin e Imamit si pasardhës i Kalifati Abasit prandaj the Khalifi i asaj kohe Al Maëmuni, u revoltua prë influencën e Imam Ali Rida, dhe këtu filloi një luftë civile.

Në vitin 200  Hixhri,  Halifi Mamun thirri që Ali al-Rida të largohej për në Khorasan dhe motra e tij Hazreti Masumja u detyrua të jetonte larg nga vëllai i saj.  Pas një viti ndarje nga vëllai i saj, hazreti Masumja vendosi të bashkohej me të. Ajo nuk u largua vetëm për shkak të dëshirës së saj për të jetuar pranë vëllait të saj; studiuesit sugjerojnë gjithashtu që dija dhe fetaria e Fatima Masumeh do ta ndihmonte vëllain e saj në zyrën e tij politike, veçanërisht në vendimet në lidhje me gratë. Në 201 Hixhri ajo u nis në një karvan me 23 familje dhe miq të Imam Ali al-Rida, së bashku me një karvan tjetër me 12,000 njerëz që udhëtonin në Khorasan. Karvanët nuk arritën kurrë në Khorasan, dhe Fatima Masumeh kurrë nuk arriti vëllain e saj. Ata u sulmuan nga agjentët e halifit ndërsa ishin në Saveh; disa ikën, por shumë u plagosën, u zunë rob ose u vranë. Hazreti Masumja mbijetoi, por u detyrua të shikonte vrasjet e 23 anëtarëve të ngushtë të familjes dhe miqve. Është shkruar se  hazreti Masumja, u helmua nga një grua. Fatime Masumja  u sëmur dhe kërkoi ta çonin në Qom, ku vdiq dhe u varros në tokën e nikoqirit të saj ku sot qëndron stoike xhamija e madhe në qytetin e Kumit.