2.1

Testamenti i pashkruar i të Dërguarit të Zotit (2)

Spread the love

Vazhdim

Fjalët e panevojshme dhe të paarsyeshme të Umerit shkaktuan një diskutim ndërmjet të pranishmëve në dhomën e të Dërguarit. Disa prej tyre thoshin se duhej t’i bindeshin Mësuesit të tyre e të sillnin letër, bojë dhe një penë. Të tjerët, që ishin shumicë, e përkrahën Umerin dhe nuk lejuan që të silleshin gjërat e nevojshme për shkrim. Diskutimi u bë aq i pakëndshëm dhe i zhurmshëm, sa i Dërguari u kërkoi që të dilnin jashtë e ta linin të qetë. Në “Sahihun” e tij, Buhariu shkruan:

Kur sëmundja e të Dërguarit u përkeqësua, ai tha: “Më sillni letër që të mund të shkruaj për ju një testament, i cili s’do t’ju lërë të devijoni pas vdekjes sime”. Umer ibn el-Khattabi tha: “Jo. Këto janë fjalë të pakuptimta. Neve na mjafton Libri i Zotit”. Një tjetër njeri tha: “Duhet të sjellim letër”. Pastaj filloi një zënkë dhe i Dërguari tha: “Dilni jashtë!”.

Mosbindja e Umerit ndaj të Dërguarit të Zotit i kishte polarizuar ndjekësit e këtij të fundit në dy grupe. Pikërisht në këtë çast filloi ndarja në shoqërinë myslimane. Me shumë gjasa, kjo ishte hera e fundit që i Dërguari i Zotit po shprehte një dëshirë para ndjekësve të tij. Por ata nuk ia plotësuan. Ai ishte i shqetësuar nga ky kundërshtim i hapur por mbase jo ‘dhe aq i befasuar. Kjo nuk ishte hera e parë që ata shfaqnin mosbindje. Ekspedita e Usames i kishte demaskuar tashmë të tillët.

Sir William Muir shkruan: “Atë çast, duke e njohur Umerin dhe disa prej ndjekësve të tij më në zë që ndodheshin në dhomë, ai (Muhammedi) tha: “Më sillni bojë dhe letër, që të mund të shkruaj për ju një gjë që s’do t’ju lërë të devijoni asnjëherë”. Umeri tha: “S’është i vetëdijshëm se ç’thotë. A s’na mjafton neve Kur’ani?” (“Jeta e Muhammedit”, Londër, 1877).

Muhammed Husejn Hajkal thotë: “Ndërsa ishte i kapluar nga ethet dhe i rrethuar nga vizitorë të shumtë, Muhammedi kërkoi një penë, bojë dhe letër. Ai tha se do të diktonte diçka për të mirën e ndjekësve të tij, duke i siguruar se sikur t’i ndiqnin këto këshilla, kurrë nuk do të devijonin. Disa prej tyre mendonin se ngase Profeti (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) ishte i sëmurë rëndë dhe ngase ata e kishin Kur’anin tashmë, nuk kishte nevojë për shkrime të mëtejme. Përcillet se ky ishte mendimi i Umerit. Të pranishmit s’u morën vesh dot ndërmjet veti në lidhje me këtë çështje. Disa thoshin se duhej të silleshin materialet për shkrim dhe të shkruhej ajo që do të diktonte Profeti. Të tjerë thoshin se shkrime të tjera përveç Librit të Zotit do të ishin të tepërta dhe të panevojshme. Muhammedi u kërkoi të dilnin, duke thënë: “Juve s’ju ngjan të ziheni në praninë time”. Ibn Abbasi kishte drojë se myslimanët do të humbnin diçka me rëndësi po të mos silleshin materialet e shkrimit por Umeri ishte i palëkundur në vendimin e tij, i cili mbështetej në fjalët e Zotit: “Dhe asgjë s’kemi lënë mënjanë në këtë Libër” (“Jeta e Muhammedit”, Kairo, 1935).

Në një artikull të titulluar “Ikbali dhe politika islame” dhe të botuar në numrin e muajit prill të vitit 1946 në revistën “Muslim news international” në Karaçi të Pakistanit, autori Xhemilud’din Ahmed, shkruan: “Pyetja me të cilën përballen vendet myslimane është: “A është i aftë Ligji Islam për të evoluar?” Një pyetje kjo, e cila do të kërkojë një përpjekje të madhe intelektuale dhe që pa dyshim do të gjejë një përgjigje pozitive, sikur bota islame të merret me këtë pyetje në stilin e Umerit, i cili është mendja e parë e pavarur dhe kritike e Islamit dhe që në çastet e fundit të jetës së Profetit, e pati guximin moral për të thënë: “Libri i Zotit na mjafton”.

S’ka dyshim se autori i përcjellë më sipër është tejet krenar për “guximin moral” të Umerit. Muhammedi, i Dërguari i Zotit, ishte në shtratin e  vdekjes dhe mbase i kishin mbetur vetëm disa orë jetë. Pikërisht ky ishte çasti kur Umeri kishte vendosur ta tregonte “guximin e tij moral”. Në Hudejbije, kur i Dërguari i urdhëroi t’i dërgonte një porosi Kurejshve në Mekke, ai kishte refuzuar duke thënë se nuk kishte askënd në qytet që do të mund ta merrte nën mbrojtje dhe se po të shkonte i pambrojtur, do ta vrisnin.

Përveç kësaj, kur u nënshkrua marrëveshja e Hudejbijes, Umeri i prirë nga “dashuria” e tij për Islamin, e kundërshtoi hapur të Dërguarin e Zotit. Dhe tani, kur i Dërguari ishte në shtratin e vdekjes, kjo “dashuri” e njëjtë u shfaq sërish dhe e bëri atë që ta pengonte të Dërguarin e Zotit nga të shkruarit e një gjëje që sipas tij, do ta “rrezikonte autoritetin e Librit të Zotit”.

Vazhdon

Marrë nga libri “Ritregim i historisë së Islamit dhe myslimanëve”, autor: Sejjid Ali Asghar Razvi, përktheu: Numan Mustafa, shtëpia botuese: “Dielli”, Prishtinë, qershor 2013, fq. 375-378.




There are 23 comments

Add yours
  1. zoritoler imol

    What i do not understood is actually how you’re now not actually a lot more well-preferred than you may be right now. You are so intelligent. You understand therefore considerably in relation to this matter, produced me individually believe it from so many numerous angles. Its like men and women are not interested except it is something to do with Lady gaga! Your individual stuffs outstanding. Always deal with it up!

  2. tlovertonet

    Hi there just wanted to give you a quick heads up and let you know a few of the images aren’t loading properly. I’m not sure why but I think its a linking issue. I’ve tried it in two different web browsers and both show the same outcome.

  3. ethical hackers for hire

    I was wondering if you ever considered changing the page layout of your site? Its very well written; I love what youve got to say. But maybe you could a little more in the way of content so people could connect with it better. Youve got an awful lot of text for only having one or two images. Maybe you could space it out better?

  4. Sumatra Slim Belly Tonic

    What i don’t realize is if truth be told how you’re not really much more smartly-liked than you may be now. You are so intelligent. You already know therefore considerably when it comes to this topic, produced me for my part consider it from numerous varied angles. Its like men and women aren’t interested until it is something to accomplish with Lady gaga! Your personal stuffs great. Always handle it up!

  5. fitspresso

    Great – I should certainly pronounce, impressed with your site. I had no trouble navigating through all the tabs and related information ended up being truly simple to do to access. I recently found what I hoped for before you know it at all. Reasonably unusual. Is likely to appreciate it for those who add forums or anything, web site theme . a tones way for your customer to communicate. Excellent task..

  6. nagano lean body tonic review

    I’m impressed, I must say. Really not often do I encounter a weblog that’s both educative and entertaining, and let me let you know, you might have hit the nail on the head. Your thought is outstanding; the issue is something that not enough persons are speaking intelligently about. I’m very completely happy that I stumbled throughout this in my seek for one thing relating to this.

  7. Leanbiome

    Great amazing things here. I am very glad to see your post. Thank you so much and i am taking a look forward to contact you. Will you kindly drop me a mail?


Post a new comment