6.1

Vdekja e të Dërguarit të Zotit (3)

Spread the love

Vazhdim

Ekspedita e Usames akoma nuk ishte nisur. I Dërguari Muhammed (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) i dënoi veprimet e ndjekësve të tij dhe mosparaqitjen e tyre tek Usameja, duke u urdhëruar sërish që të largoheshin nga qyteti sa më parë. Ai pushoi disa çaste dhe pastaj i mallkoi të gjithë ata burra që nuk iu bindën urdhrave të tij për të shkuar në Siri. Fjalimi kishte mbaruar. I Dërguari zbriti nga foltorja dhe u kthye në dhomën e tij. Ai ishte lodhur nga mundimi i madh gjatë të folurit dhe nuk shkoi sërish në xhami. Kjo ishte hera e fundit që u pa në publik.

Autenticiteti i pjesës së parë të fjalimit në lidhje me Ebu Bekrin, është tejet i dyshimtë dhe duket se është një pjesë e shtuar më pas. Siç kemi theksuar tashmë, Ebu Bekri ishte urdhëruar që t’i bashkëngjitej ushtrisë së Usames por është e mundur që i Dërguari ta ketë mbyllur njërin sy para dështimit të tij për t’u paraqitur në kampin ushtarak. Përveç kësaj, i Dërguari mund edhe ta ketë shprehur mirënjohjen e tij për kontributet materiale të Ebu Bekrit për Islamin. Ky i fundit kishte liruar shumë skllevër në Mekke dhe e kishte falur gjithë pasurinë e tij për ta furnizuar ekspeditën e Tebukut.

Tregimi mbi atë se i Dërguari urdhëroi që të gjitha dyert që hapeshin drejt xhamisë të mbylleshin, përveç derës së Ebu Bekrit, është një falsifikim tejet i qartë. Ebu Bekri jetonte në periferi të Medines, në një vend të quajtur Sunh. Ai nuk jetonte në qytet dhe nuk kishte një shtëpi, dera e të cilës hapej drejt xhamisë.

Në fjalimin e tij, i Dërguari thotë se sikur të mund të zgjidhte një mik, ky do të ishte Ebu Bekri. Nëse ky fjalim i përcjellë është autentik, kjo do të thoshte se i Dërguari shpalli publikisht se nuk donte ta kishte mik Ebu Bekrin. Po të parafrazohet kjo thënie, ajo do të tingëllonte kështu: “Po të mund të zgjidhja një mik, do ta zgjidhja Ebu Bekrin. Por unë nuk e zgjedh atë. Të gjithë jemi pjesëtarë të vëllazërisë universale të Islamit dhe kjo na mjafton”.

Në fund të fundit, çfarë mund ta pengonte Muhammedin nga zgjedhja e Ebu Bekrit si mik? Asgjë! Engjëlli Xhibril s’kishte ardhur nga qiejt për t’i thënë se nuk mund ta kishte mik Ebu Bekrin dhe askush në botë nuk do t’i bënte diçka sikur të miqësohej me të. Ngase kjo ishte shfaqja e fundit publike e të Dërguarit të Zotit dhe ngase, sipas pretendimeve sunnite, ai e donte jashtë mase Ebu Bekrin, ai do të duhej ta shfrytëzonte këtë rast jo vetëm për ta shpallur mik këtë të fundit, por edhe për ta shpallur Kalif (pasardhës) të vetin. Sikur të bënte diçka të tillë, a do të mundej vallë dikush t’i kundërvihej?

Por për një shkak misterioz, ai nuk e bëri as njërën dhe as tjetrën (nuk e zgjodhi Ebu Bekrin as si mik dhe as si pasardhës). “Dashuria” e tij për Ebu Bekrin do të duhej të ishte shprehur por një gjë e tillë nuk ndodhi. Me sa duket, i Dërguari “e la mënjanë” një gjë të tillë, në një kohë tejet kritike.

Më 27 Sefer, i Dërguari ndjehej tepër i dobët për të qëndruar në këmbë dhe për ta falur namazin. Historianët sunnitë thonë se kjo është data, në të cilën ai i urdhëroi Ebu Bekrit t’i udhëhiqte myslimanët në namaz. Ai vetë, thonë ata, ndenji ulur dhe e ndoqi namazin. Buhariu, në përmbledhjen e tij me hadithe, e përcjell ngjarjen në vijim:

Më 28 Safar, Abbas ibn Abdul Muttalibi shkoi tek Aliu dhe i tha: “Për Zotin, Muhammedi do të vdesë së shpejti. Këtë ta them ngase e di shprehjen e fytyrës së fëmijëve të Abdul Muttalibit kur vdesin. Andaj, të sugjeroj që të flasësh me të dhe ta pyesësh në lidhje me pasardhësinë e tij”. Por Aliu iu përgjigj: “Jo në këtë gjendje në të cilën ndodhet. Nuk dua ta hap këtë çështje”.

Historianët shiitë nuk e pranojnë këtë rrëfim. Ata thonë se i Dërguari në shumë raste kishte shpallur se Aliu do të ishte pasardhësi dhe udhëheqësi i myslimanëve. Nëse arabët nuk do ta pranonin udhëheqësinë e tij pas aq shumë shpalljeve të hapura, një shpallje e fundit vështirë se do të bënte dallim. Në të vërtetë, i Dërguari kishte bërë një përpjekje për të shkruar një testament kur kërkoi t’i sillej një penë, letër dhe bojë. Por kjo kërkesë e tija nuk u pranua. Aliu nuk kishte shumë dëshirë ta shihte sërish dikë që do ta shfaqte “guximin e tij moral” duke bërtitur se i Dërguari i Zotit “po fliste përçart”. Të dëgjuarit e fjalëve të tilla vetëm sa do ta përshpejtonin vdekjen e mësuesit të tij.

Edhe sikur të pranojmë se ky rrëfim është i saktë, ai vetëm sa e shpreh devotshmërinë e Aliut ndaj mësuesit të tij dhe përpjekjen e tij për ta mbrojtur nga çdo gjë e pakëndshme. Myslimanët shiitë gjithashtu thonë se vetë Abbasi mund ta kishte diskutuar këtë çështje me të Dërguarin po të donte, sepse ky i fundit ishte nipi i tij. I Dërguari ishte një njeri miqësor dhe i arritshëm edhe për të huajt. Ç’nevojë kishte Abbasi të druhej nga gjë e tillë?

Ndjekësit e tij po shihnin se i Dërguari nuk do të shërohej nga ethet që kishte dhe nga kokëdhimbja. Sapo e panë se ai ishte i lidhur tashmë me shtratin e vdekjes, shumë prej tyre filluan të ndjenin se nuk kishte kurrfarë rreziku edhe sikur të mos i bindeshin. Andaj, pavarësisht se sa u bënte shtypje për të shkuar në Siri, ata nuk u nisën dhe ekspedita e Usames nuk u realizua kurrë, së paku jo në të gjallë të tij.

Gjatë pasdites, Muhammedi e thirri Aliun dhe i tha: “Për mua ka ardhur fundi i rrugës. Kur të vdes, ti laje trupin tim, mbështille në një pëlhurë dhe zbrite në varr! U kam borxh filan njerëzve, ndër të cilët edhe një çifuti që më ka dhënë para për ta furnizuar ushtrinë e Usames. Paguaji këto borxhe, duke përfshirë edhe atë të çifutit”.

Pas kësaj, i Dërguari e hoqi unazën e tij, ia dha Aliut dhe i kërkoi që ta vinte në gisht. Aliu e bëri këtë dhe më pas, i Dërguari ia dha atij edhe shpatën, shtizën, parzmoren dhe armët e tjera që kishte.

Vazhdon

Marrë nga libri “Ritregim i historisë së Islamit dhe myslimanëve”, autor: Sejjid Ali Asghar Razvi, përktheu: Numan Mustafa, shtëpia botuese: “Dielli”, Prishtinë, qershor 2013, fq. 395-399.




There are 27 comments

Add yours
  1. Emanuel Nasuti

    Hiya, I’m really glad I’ve found this info. Nowadays bloggers publish just about gossips and web and this is really frustrating. A good site with interesting content, this is what I need. Thank you for keeping this web-site, I’ll be visiting it. Do you do newsletters? Can not find it.

  2. Polska

    Very great post. I just stumbled upon your weblog and wished
    to mention that I’ve really enjoyed surfing around your weblog posts.
    In any case I’ll be subscribing to your rss feed and I’m
    hoping you write once more soon!

  3. anafranil disponible en Italie

    Pretty section of content. I just stumbled upon your web site and in accession capital to
    assert that I get actually enjoyed account your blog
    posts. Any way I’ll be subscribing to your feeds and even I
    achievement you access consistently quickly.

  4. Mitch

    Terrific article! That is the type of information that are
    meant to be shared around the internet. Disgrace on the
    search engines for now not positioning this submit higher!
    Come on over and consult with my website . Thanks =)

  5. acheter avernol en Suisse

    It’s the best time to make some plans for the future and it is time to be happy.

    I have read this post and if I could I wish to suggest
    you few interesting things or suggestions. Maybe you can write next articles referring to this article.
    I want to read even more things about it!

  6. tlover tonet

    I haven’t checked in here for some time since I thought it was getting boring, but the last few posts are great quality so I guess I will add you back to my daily bloglist. You deserve it my friend 🙂

  7. ctr manipulation

    Howdy! This post couldn’t be written any better! Reading this post reminds me of my good old room mate! He always kept talking about this. I will forward this write-up to him. Pretty sure he will have a good read. Many thanks for sharing!


Post a new comment