1.53

3 llojet e joseriozitetit

Spread the love

Vazhdim

Vesi i lënies së punëve për më vonë dhe joserioziteti ka nivele të ndryshme, ndaj dhe jo të gjithë njerëzit joserioz janë në një status e gradë. Po ashtu edhe shërimi i tyre nuk mund të jetë i njëjtë. Në përgjithësi njerëz të tillë mund t’i kategorizojmë në tre grupe:

1. Disa prej tyre nuk janë të ndërgjegjshëm për sjelljen e tyre dhe në fakt nuk janë në dijeni për vesin e tyre.

2. Grupi tjetër e pohon këtë fakt, por për shkak se nuk arrijnë të kuptojnë se është një ves i keq dhe nuk mundohen në kurimin e tij. Statusi i këtij grupi është më problematik se individët e grupit të parë.

3. Grupi i tretë dhe i fundit pohojnë se sjellja e tyre është e gabuar dhe e qortojnë veten rreth saj, por nuk janë të informuar për mënyrën e shërimit dhe largimit. Sjellja e njerëzve që bën pjesë në këtë grup mund të përmirësohet lehtë.

Huazuar nga broshura e “Kolegjit Saadi”, Tiranë.

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 21)

Vazhdon




There are no comments

Add yours