8e4ff0b7b785c50959e99df72bd0553f

Fëmija i llastuar

Spread the love

Fëmija i llastuar

“Çdo kush që e pëlqen vetveten dhe është i kënaqur nga vetja e tij, do të ketë shumë hidhërime dhe shqetësime në jetë”.

Është e vërtet që fëmija ka nevojë, për dashurinë dhe përkëdheljen e prindërve, por duhet të jemi në dijeni që dashuria është si ushqimi, i cili është i dobishëm atëherë kur e konsumon në sasi dhe mënyrë të duhur si dhe mund të jetë i dëmshëm nëse teprohet dhe ka shumë kalori.

Fëmija  i cili ka përpara një të ardhme të gjatë,  prindërit duhet që ta përgatisin atë për humbjet dhe fitoret, gëzimet dhe hidhërimet, kënaqësitë dhe pakënaqësitë në jetë.

Fëmijët  të cilët janë llastuar duhet jenë në pritje të këtyre rreziqeve:

  1. Fëmija i llastuar është plot pretendime dhe gjithnjë i shton kërkesat.
  2. Fëmija i llastuar në shoqëri pret edhe nga njerëzit që ta duan njësoj siç e kanë dashur prindërit dhe t’i dëgjojnë kërkesat e tij. Por njerëzit as e duan fëmijën e llastuar dhe as i kushtojnë rëndësi kërkesave të tij. Si rrjedhojë ai ftohet nga shoqëria, ndihet i thyer dhe qëndron i anuar. Shumica e personave të llastuar dhe të lazdruar si fëmijë, kryesisht nuk kanë suksese në formimin e familjes. Djali i llastuar, në kohen kur martohet, pret nga bashkëshortja që t’i shprehë dashuri më shumë se ndaj nënës së vet dhe t’i bindet plotësisht kërkesave të tij. Për këtë lindin konflikte brenda familjes së porsaformuar bashkëshortore.  Vajza e llastuar, gjithashtu, kur të shkojë në shtëpinë e fatit të vet , nga bashkëshorti pret që ta dojë atë më shumë se babanë dhe nënën e vet dhe t’i bindet kërkesave të saj pa asnjë pretekst. Për këtë brenda familjes lindin grindje dhe hidhërime me njëri-tjetrin.

Sepse pa marrë parasysh se dy të rinj formojnë një familje të re, ata prapë kanë përgjegjësi dhe obligime ndaj prindërve deri në pleqërinë e tyre të vonshme. Ky është një urdhër i Allahut, prandaj pa marrë parasysh mashkull apo femër që të dytë kanë përgjegjësi ndaj prindërve dhe nuk duhet të anashkalohen për shkak një nuse apo dhëndëri të lazdruar.

  1. Fëmijët e lazdruar zakonisht janë shpirt-brishtë dhe të prekshëm . Nuk kanë besim në vetvete dhe ndaj situatave të jetës.
  2. Fëmijët e lazdruar s’kanë kurajë për kryerjen e veprave të rëndësishme dhe vazhdimisht kërkojnë nga të tjerët t’u ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të tyre. Janë të kënaqur me vetveten dhe e pëlqejnë veten. Duke pasur parasysh se janë ledhatuar nga prindërit, nëse dikush ua përmend të metat do të zemërohen menjëherë. Atyre nuk u pëlqen që të tjerët t’i kritikojnë dhe t’u përmendin të metat e tyre, por i pëlqejnë shumë lajkat. Pejgamberi Muhamedi -paqja qoftë mbi të de familjen e tij  ka thënë Çdo kush që e pëlqen vetveten dhe është i kënaqur nga vetja e tij , do të ketë shumë hidhërime dhe shqetësime në jetë”.
  3. Fëmijët e llastuar kur të rriten bëhen tiranë. Nëse fëmija qan pa ndonjë arsye, hidhërohet dhe i bie murit me kokë, ma anë të këtij veprimi dëshiron që ta arrijë qëllimin e vet . Lëreni ta kuptojë se të qarët dhe zemërimi i tillë nuk kanë ndonjë efekt për veprat dhe se nuk ndryshojnë asgjë. Kini vetëm pak durim dhe do të vëreni që fëmija do të qetësohet vetë.

Nëse fëmija juaj rrëzohet në dysheme, lëreni të drejtohet vetë, ndërsa kur të sëmuret ndihmojeni për shërimin e tij, por mos hiqni dorë nga puna dhe jeta juaj e të qëndroni ulur dhe me sy të përlotur pranë shtratit të tij. Për arsye se këto veprime e llastojnë atë.