
Këshilla për ta larguar kapsllëkun tek agjëruesit
Kapsllëku është një nga problemet që mund të shkaktojë dhembje të fortë tek agjëruesit. Të sëmurët me hemorroide kanë dhembje të forta në bark, dhimbje koke, mostretje, gazra, të cilat janë pasojë e kapsllëkut. Natyrisht mendimi i mjekëve specialistë është se kapsllëku nuk është rezultat i agjërimit të drejtë, por pasojë e agjërimit të gabuar që shkaktohet nga mosngrënia e perimeve, frutave, ushqimeve me fibër dhe nga mungesa e përdorimit të ujit të mjaftueshëm, si dhe nga moslëvizja. Kjo për faktin se të gjitha këto raste shkaktojnë tkurrjen e zorrëve të cilat ndryshojnë formën e tyre të natyrshme.
Këshilla për ta larguar kapsllëkun
Këshillohet konsumimi i pakët i karbohidrateve dhe sheqernave dhe në vend të përdorimit të karbohidrateve të komplikuara të konsumohet shumë ujë, të kryhet sport dhe lëvizje në orët pas iftarit, të përdoren ushqime që përmbajnë fibra (fruta, perime dhe jeshillëqe), miell i zi dhe këto janë tepër efikase në eliminimin e kapsllëkut. Në raste ekstreme mund të përdoren sherbete dhe nëse kjo nuk jep rezultate atëherë të kontaktohet menjëherë mjeku specialist. Këshillohet përdorimi i vajit të ullirit në syfyr, darkë dhe iftar, si dhe i frutave të freskëta si molla me lëkurë.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 21.