Si të largohet stresi tek agjëruesit?
Mospërdorimi i ushqimit dhe ujit, ndryshimi i kushteve të zakonshme të jetës dhe periudha më të shkurtra të gjumit, mund të rrisin nivelin e stresit tek agjëruesit. Në këto raste për të minimizuar stresin, duhet të eliminohen burimet e stresit.
Këshilla se si të largohet stresi
* Gjimnastika e lehtë,
* Aerobia,
* Ecja pas iftarit,
* Moskryerja e sportit nën dritën direkte të diellit dhe në ambiente të ngrohta,
* Kontrollimi i emocioneve dhe i nervozizmit,
* Programimi i gjumit,
* Konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe frutave si molla me lëkurë në periudhën mes iftarit dhe syfyrit,
* Lënia e duhanit.
Të gjitha këto bëhen shkaktarë për kontrollimin e stresit.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 22.