IslamologjiKëshille e PytjeOpinionePër jetëSociologji

Ajo që më mbytë, më bën më të fortë!

Shkruan: Adelina Rama

Më paragjyko si të duash, opinioni është i yti, por realiteti është i imi. Është jeta ime, vendimet dhe konsekuencat, pasojat e mia. Nuk vishem me hixhab për ta frikësuar, tmerruar dikë, as nuk vishem për t’u dukur në sytë e krijesave, por për ta kënaqur Allahun. Ka shumë gjëra të cilat njerëzit mund t’i dinë për mua, por në fund unë e di të vërtetën e historisë sime, realitetin e jetës sime.

Nuk më deprimojnë komentet ofenduese, as lëndimet e njerëzve, përkundrazi vazhdoj përpara më e fortë, më e vetëdijshme, sepse Allahu më jep fuqi. Asnjëherë nuk dorëzohem kur gjërat vështirësohen, komplikohen, sepse Allahu është me mua gjithmonë dhe nuk më braktis!

S’kam nevojë të komplimentohem a të krahasohem me të tjerët, por kam nevojë të duhem dhe të respektohem. Nuk i përkulem, gjunjëzohem as një njeriu, por vetëm Allahut, i cili më bën t’i hapi sytë se kush më të vërtetë e meriton dashurinë time. Unë mund t’i humbas me mijëra beteja, por kurrë, asnjëherë besimin në Zot.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 20, tetor/nëntor 2016, fq. 44)

Të ngjashme

Back to top button