3.1

Njerëzit e mençur për faljen

Spread the love
  • Falja është gjesti më hyjnor në shpirtin e njeriut.
  • Falja është virtyt i njeriut të mirë.
  • Kush fal është njeri me zemër të madhe.
  • Të falësh do të thotë të shpëtosh një jetë.
  • Fal nëse shpirti yt dëshiron të jetë i qetë.
  • Të falësh është njësoj sikur të ndërtosh një vepër të shenjtë.
  • Nëse dikush të kërkon të falësh, fale se brenda shpirtit tënd do të rritet një besim, sepse ti je njeriu human me zemër të madhe.
  • Kush falë, Zoti e mban me pranë dhe ka mbështetjen e tij përherë.
  • Nëse i thua vetes njeri, fal, sepse veç njeriu di të falë.
  • Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore.
  • Të falësh nuk është dobësi, të falësh është krenari.
  • Nëse falë të rritet pasuria shpirtërore, je një njeri më shumë.
  • Fal, nëse do të bëhesh dikush në jetë.
  • Fal, nëse do të gjesh respekt kudo në jetë.
  • Fal, nëse do që udhët tuaja te hapen në jetë, sepse jeta nuk është një ditë e dy, ajo është e gjatë për ta jetuar.
  • Falja është koncepti i njerëzve me një mendim të qartë, për jetën e tyre, ata shohin larg të ardhmen.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 20, tetor/nëntor 2016, fq. 44)




There are no comments

Add yours