4.1

ARIFËT (GNOSTIKËT) DHE PASTRIMI I SHPIRTIT

Spread the love

Autor: Dr. Eidi Ekber

Për arifët (gnostikët) të cilët konsiderojnë që me pastrimin e shpirtit vjen deri te njohjet e mbinatyrshme, mund të themi se nuk e mohojnë aklin (mendjen), porse vetëm i japin përparësi pastrimit të shpirtit në raport me përsiatjen. Me fjalë të tjera, deklarojnë se e kanë rrugën më të shkurtër deri te njohja – vetëm e pastrojnë nefsin (egon) dhe menjëherë u zbulohet gjithçka. Gjithçka mund të trajtohet me akl, por kur është fjala për shpirtra, aty akli s’ka çfarë të kërkojë. Shpirti është në derexhe (shkallë) më të lartë se arsyeja dhe mendja nuk mund ta arrijë shpirtin. Është krijuar nga një substancë tjetër e cila nuk është nga kjo botë, andaj arifët (gnostikët) nuk e mohojnë arsyen, porse vetëm e kufizojnë në domenin i cili nuk i përgjigjet.

Çfarë argumenti paraqesin arifët për pohimin se pastrimi i shpirtit është rruga më e shkurtër deri te njohja?

Vetë akli (mendja), për të arritur deri te Krijuesi, kërkon ndërmjetës. Për shembull, nëse dëshirojmë ta kalojmë një përrua të thellë, duhet të kemi ndonjë gur si ndërmjetës. Kjo botë vetvetiu është e ndryshueshme, sepse gjithçka që është e ndryshueshme, është momentale, ndërsa gjithçka që është momentale, nuk mund të kuptojë diçka që është e përhershme. Nëse në këtë botë gjithçka është kufizuar në kohë, atëherë, me siguri, ekzistoj një moment kur kjo botë edhe nuk ka ekzistuar. Arifët pohojnë se i shikojnë gjërat e kësaj bote të zhvillohen në faza.

Kjo botë është momentale dhe ndryshon. Nëse është krijuar dhe e kufizuar në kohë, ajo është pasojë, ndërsa çdo pasojë kërkon shkakun e vet. Nëse kjo botë ka shkakun e ekzistimit, hapen dyert kah Krijuesi i saj, Allahu i Madhërishëm. Kur këto sekuenca logjike radhiten, fitohet në përfundim final. Kjo botë duhet ta ketë një Krijues. Ajo që na alegron nga Krijuesi ynë janë lidhjet indirekte midis aklit dhe Krijuesit. Akli (mendja) kërkon diçka në këtë botë materiale. Diçka që është momentale ku do të bazohej. Kjo është diç kalimtare, kurse kalueshmëritë janë pengesë midis nesh dhe Krijuesit tonë.

(Revista “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 40)




There are no comments

Add yours