1.1

Lutja kur ballafaqohemi me ndonjë detyrë të vështirë, fatkeqësi ose kur kemi ndonjë hall

Spread the love

1. O Ti me të Cilin nyjat e halleve zgjidhen,
Ti me të Cilin tehu i vuajtjeve topitet,
Ti me të Cilin kërkohet dalje në freskinë e lehtësimit.

2. Ajo që është e patundur i nënshtrohet fuqisë Tënde,
pasuritë janë përgatitur me mëshirën Tënde,
vendimi bëhet vepër me fuqinë Tënde
dhe gjithçka rrjedh në harmoni me vullnetin Tënd.

3. Me dëshirën Tënde ndjekin urdhrin Tënd pa fjalën Tënde
dhe me dëshirën Tënde i binden ndalesave të Tua pa ndalimin Tënd.

4. Ti je i luturi në vështirësi dhe strehim në fatkeqësi;
askush prej tyre nuk është refuzuar gjersa Ti nuk refuzon,
askush nuk është i larguar gjersa Ti nuk largon.

5. Mbi mua, o Allahu im, është lëshuar diçka, barra e cilës më rëndon,
dhe mbi mua ka rënë diçka, bartja e së cilës më shtyp.

6. Me fuqinë Tënde e ke pakësuar këtë mbi mua
dhe me pushtetin Tënd e ke kthyer këtë në të mirën time.

7. Askush nuk mund ta sjellë atë që Ti e ke sjellë,
askush nuk mund ta shtrembërojë atë që Ti e ke drejtuar,
askush nuk mund ta hapë atë që Ti e ke mbyllur,
askush nuk mund ta mbyll atë që Ti e ke hapur,
askush nuk mund ta lehtësojë atë që Ti e ke rënduar,
askush nuk mund t’i ndihmojë atij të cilin Ti e ke lënë.

8. Prandaj bëj rahmet mbi Muhamedin dhe familjen e tij,
hapi për mua, o Allahu im, dyert e lehtësimit me mëshirën Tënde,
largoje nga unë pushtetin e vështirësive me fuqinë Tënde,
jepja bukurinë e shikimit Tënd dhimbjes sime,
më bëj ta shijoj ëmbëlsinë e mirësisë në këtë që po kërkoj,
më dhuro prej Teje mëshirë dhe lehtësim që forcon,
dhe më cakto prej Teje dalje të shpejtë!

9. Mos më largo me brengë nga kryerja e obligimeve të Tua
dhe veprimi në harmoni me mënyrën Tënde.

10. Aftësia ime është ngushtuar, o Allahu im, me atë që është lëshuar mbi mua.
Andaj jam plot pikëllim të bartjes së asaj që më ka gjetur,
gjersa Ti ke fuqi të më lirosh nga kjo që më ka goditur
dhe ta dëbosh këtë në çka kam rënë.
Dhe bëje këtë për mua, ndonëse nuk e meritoj nga Ti,
O Kamës i Arshit madhështor!

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 37)




There are no comments

Add yours