2.1

THËNIE NGA IMAM XHEVADI MBI EDUKIMIN

Spread the love

Imam  Xhevadi apo Muhamed ibn Ali el-Xhevad (paqja qoftë mbi të), jetoi mes viteve 811 dhe 835, dhe është imami i nëntë me radhë i Ehli Bejtit që e mori përsipër këtë detyrë kur ishte vetëm nëntë vjeç.  Ky rast i pashembullt ishte një shkas habie, jo vetëm për armiqtë e Ehli Bejtit, por edhe për dashamirët e tyre. Sido që të jetë, është një fakt se të zgjedhurit në mesin e Ehli Bejtit, të rinj qofshin ose pleq, të gjithë i posedojnë cilësitë e njëjta, të cilat i bëjnë të denjë për pozitën e Imamatit.

Ndër shumë thënie të tij, zgjodhëm këto katër thënie edukative:

Është respekt kur mikun e këshillon fshehurazi dhe është fyerje kur e këshillon në sy të të tjerëve”.

Kurrë mos u shoqëro me një zullumqar, sepse ai vepron si një shpatë e nxjerrë nga milli: ka pamje të mirë por pasoja të liga”.

Takimi me miq, qoftë edhe rrallë, e bën të lumtur njeriun dhe mundëson shkëmbim mendimesh”.

Mirëbërësi ka më shumë nevojë për mirësinë që bën, sesa njerëzit të cilëve ua bën këtë mirësi, sepse ai do ta ketë shpërblimin, nderin dhe namin e mirë. Vetë mirëbërësi është i pari që përfiton nga mirësia që bën”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 41-43)




There are no comments

Add yours