5. Bamirësia dhe shenjat e bamirësit

Bamirësia dhe shenjat e bamirësit

Spread the love

Bamirësia

Në Kuranin Fisnik rreth bamirësisë thuhet: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri, dhe mos ndihmoni nëmëkat dhe armiqësi. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu është ndëshkimfortë”. (Surja El-Maide, ajeti 2)

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Asgjë nuk e zgjat jetën, pos bamirësia”. (El-Bihar, 77/166/3)

Vërtet, dhurata më e shpejtë prej të gjitha veprave të mira është dhurata e bamirësisë, kurse dënimi më i shpejtë prej të gjitha veprave të këqija është dënimi për dhunë”. (El-Hisal, 110/81)

Tri gjëra janë dyert e bamirësisë: zemërgjerësia, të folurit emirë dhe durimi ndaj shqetësimit”. (Tuheful-Ukul, 8)

Imam Bakiri (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Katër gjëra (që gjenden tek individi) janë thesar i bamirësisë: fshehja e nevojës (vetjake), fshehja e lëmoshës, fshehja e dhimbjes dhe fshehja e fatkeqësisë”. (Tuheful-Ukul, 259)

Shenjat e bamirësit

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Dhjetë janë shenjat e bamirësit: Dashuron për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, shoqërohet për hir të Allahut, ndahet për hir të Allahut, zemërohet për hir të Allahut, është i kënaqur për hir të Allahut, bën për hir të Allahut, kërkon për hir të Allahut, është i penduar para Allahut nga frika, tmerri, pastërtia, sinqeriteti, turpërimi dhe kujdesi, edhe për hir të Allahut bën vepra të mira”. (Tuheful-Ukul, 21)

Bamirësia e plotë

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Plotësia e bamirësisë është të punosh në vetmi atë që bën edhe në publik”. (Kenzul-‘Ummal, 5265)
____________
Muhamedi Rej Shehri, “Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, Prizren 2010, fq. 56-57.