Happy family with several members in education process

BASHKËPUNIMI I PRINDËRVE NË EDUKIMIN E FËMIJËS

Spread the love

Nëse prindërit në edukimin e fëmijës kanë bashkëpunim dhe pajtim, patjetër do ta arrijnë
rezultatin e dëshiruar. Por, nëse ndodh e kundërta, pra nëse kanë mospajtime me njëri-tjetrin, nuk do të arrijnë rezultat të mirë.

Fëmija duhet të ketë njohuri për detyrat e tij, në mënyrë që kur babai i thotë ndonjë gjë, nëna ose
gjyshja ndonjë gjë tjetër, të mos ngel i hutuar, duke mos ditur si të veprojë. Prindërit janë shembull
për fëmijën. Prindërit, duhet të veprojnë në atë mënyrë që vetë fëmija të jetë në gjendje të dallojë dhe

përcaktojë sjelljen e mirë dhe atë të keqe. Në shtëpinë, ku prindërit janë të një mendimi të njëjtë,
fëmija do të rritet i qetë dhe me sjellje të mirë. Kurse, në atë shtëpi, në të cilën midis prindërve
ekziston përçarje, grindje dhe mosmarrëveshje, fëmija do bëhet nevrik, i pamoralshëm dhe i lazdruar.




There are no comments

Add yours