4.1

Çfarë është personaliteti?

Spread the love

Vazhdim

Çfarë është personaliteti?

Nga aspekti terminologjik fjala personalitet rrjedhë nga fjala latine personalitas që domethënë: tërësia e veçorive psikike, të karakterit, të sjelljes, të veprimtarisë së njeriut të cilat e dallojnë nga të tjerët. Ndërsa, sa i përket fjalës person gjithashtu edhe kjo fjalë rrjedhë nga fjala latine që do të thotë maskë teatri. Maskat e teatrit përndryshe janë përdorur që nga koha e antikitetit, kur aktorëve iu është dashur t’i paraqesin karakteret e personit me anë konstruktit të maskës.

Sa u përket tezave dhe doktrinave të dhëna lidhur me personalitetin e njeriut, shumë psikologë kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me masën me të cilën problemet e personalitetit janë të lidhura me psikologjinë sociale. Disa prej tyre e konsiderojnë personalitetin si faktor psikologjik të trashëguar, disa të tjerë e konsiderojnë si një produkt të faktorëve shoqërorë.

E vërteta qëndron diku mes këtyre dy pozicioneve ekstreme. Prandaj, psikologët e shohin si qëllim kryesor të studiuarit e personalitetit si dhe si komponentë kryesore të zhvillimit të psikologjisë, sepse në momentin kur një psikolog e kupton llojin e personalitet ai më pas mund ta zbërthejë problemin e plasaritjes mendore që mund të ketë për një periudhë apo personaliteti.

Për të kuptuar më mirë se çfarë është personaliteti, si zhvillohet, cilat janë nevojat për edukimin e vetes e të tjera, ne duhet bazuar në disa teori dhe themelues të këtyre tezave e teorive të cilat kanë rol të veçantë tek studiuesit por ama edhe tek vet zhvillimi i personalitetit. Këto teori janë të njohuri si:

  • Teoritë psikanalitike,
  • Teoritë bihevijoriste
  • Teoritë social/cognitive
  • Teoritë humaniste
  • Teorite ekzistencialiste

Vazhdon

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 29)




There are no comments

Add yours