Teoria e Frojdit lidhur me personalitetin
Teoria e Frojdit lidhur me personalitetin
Sigmund Freud konsiderohet si themeluesi i psikoanalizës. Në laboratorin e psikologjisë në Brikel ka bërë hulumtimet në lidhje me patologjitë anatomike dhe fiziologjike të sistemit nervor të njeriut. Teoria e personalitetit sipas Frojdit është një nga teoritë më të plota.
Studimi i Sigmund Freud mbi strukturën e personalitetit u prezantua në librin “Hyrje në Psikoanalizë” në vitin 1900. Në atë kohë në psikologji, fokusi kryesor ishte studimi i përmbajtjes së të vërtetës që është një çështje e njohjes së elementeve të thjeshta të ndërgjegjshme që përbëjnë çdo përvojë subjektive. Frojdi e mohon ndjeshëm një kuptim të tillë. Ai mohon rëndësinë e vetëdijes dhe thekson rëndësinë e personalitetit të pavetëdijshëm. Ai thotë se: “Jeta psikike është si një ajsberg që lundron nëpër det. Një pjesë e vogël e brigjeve të lumenjve janë mbi sipërfaqen dhe një masë e madhe është nën ujë. Po ashtu, në procesin mendor vetëm një pjesë e mendjes është e vetëdijshme, ndërsa pjesa më e madhe është e pavetëdijshmja”. Në pjesën e vetëdijshme të mendjes ndodhen dëshirat e shtypura, idetë dhe mendimet ndërsa pjesa e pavetëdijëshme e njeriut qeverisë me sjelljet e njeriut.
Vazhdon
Autore: Ikballe Berisha Huduti
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 29)