5.1

Çfarë tha Imam Aliu për lutjen?

Spread the love

Çfarë tha Imam Aliu për lutjen?

Hazret Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) duke e këshilluar birin e tij, Imam Hasanin (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

* “Dije, që Ai në duart e të cilit janë çelësat e thesarit të mbretërisë së kësaj dhe asaj bote, ty të ka lejuar të bësh lutje dhe u obligua që do ta plotësojë lutjen tënde. Urdhëroi që të kërkosh nga Ai që të jep. Ai është i Mëshirshëm, Fisnik. Në mes teje dhe Atij nuk e ka vendosur atë i cili do të mbretëronte nga Ai, dhe nuk të detyron në ndërmjetësues në mes teje dhe Atij. Të ka dhuruar çelësat e thesarit të Tij ashtu që të ka lejuar të kërkosh nevojën tënde tek Ai. Çdo herë, kur dëshiron, hapi dyert e thesarit të Tij me lutje”.

Ai (paqja qoftë mbi të) gjithashtu ka thënë:

* “Lutja është çelësi i mëshirës dhe kandili i errësirës”.

* “Vepra më e dashur e Allahut të Lartësuar në tokë është lutja”.

* “Lutja është mburoja e besimtarit”.

(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 222)




There are no comments

Add yours