1.1

Nëna nuk ka zëvendësim

Spread the love

Nëna nuk ka zëvendësim

Fjala e popullit thotë se gjithnjë nënat e kanë përgjegjësinë, emocionin, dashurinë dhe dhembshurinë më të madhe ndaj fëmijëve të tyre sesa prindi baba. Të jesh baba është pak më e lehtë. Babai nuk të mban për 9 muaj brenda barkut, nuk zgjohet në mëngjes duke vjellë nga mundimet që shkatohen në lukthin e nënës gjersa ajo është shtatëzënë, nuk ka fshikëzën e urinës aq të ndjeshme, nuk përjeton dhimbjet e operacionit cezarian e madje as të lindjes natyrale, nuk ka luhatje të çmendura humori nga hormonet.

Një baba nuk shikon gjinjtë t’i rrjedhin gjak për të ushqyer fëmijën, nuk qëndron zgjuar deri në agim dhe nuk kalon dorën mbi hundën e fëmijës gjatë natës për të kontrolluar nëse merr frymë apo jo. Një baba nuk heq dyshimet nëpër grupe dhe faqe nënash, nuk vuan për ndryshimet e mëdha në trup kur del para pasqyrës dhe në fund babai ia dorëzon nënës në krah fëmijën kur qanë. Babai ka një person qe i qëndron pas shpatullave dhe quhet nënë.

Po të jesh baba!?

Por të jesh baba është shumë e rëndësishme, babai është një figurë e dashur për fëmijën. Babai bën shaka, bisedon, luan me fëmijët dhe bën banjo, e ndihmon fëmijën në vështirësi. E kush më mirë se babai e mbron fëmijën? Është ai që i fal siguri atij vogëlushi.

Por nëna është ndryshe! Nëna shkon përtej të mirës dhe të keqes dhe e plotëson shpirtërisht fëmijën. Nëna është ajo që heq dorë dhe nëna është ajo që i lutet Zotit të ndihmojë të voglin e saj. Ajo heq dorë nga miqtë, ajo qëndron në shtëpi kur të gjithë argëtohen e madje nëna është ajo që ka kohë që ka harruar si është të bësh një dush të gjatë dhe të qetë!

Nëna është ajo që jeton për të voglin e saj. Për të person i mirë është ai që do fëmijën e saj dhe vend i mirë është ai që mund të shkojë me të dhe të kënaqet. Për nënën ushqim i mirë është ai që nuk shkakton kolika dhe ofertat e mira kanë lidhje me bebelinat.

Nëna është ajo që nuk ka asnjë interes më të madh se mirëqenia e fëmijës. Është ajo që di të gjitha datat e vaksinave, që vuan kur ai ka temperaturë dhe bëhet copash kur fëmija qan. E nëna është ajo që nuk kalon asnjë artikull gazete pa menduar “po sikur të ishte fëmija im?!”

Nëna përballet me një ushtri të tërë pa u dridhur dhe plot kurajo!

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018)




There are no comments

Add yours