GOD

Cilësitë e Allahut siç janë përshkruar në Kur’anin Famëlartë

Spread the love

 

Mandej, shiko o ti që kërkon, dhe përkufizohu në ato cilësi të Tij për të cilat udhëzon Kur’ani dhe ndriçohu nga drita e udhëzimit të tij. Lereni në dorë të Allahut të Madhëruar atë dituri me kërkimin e cilës të ka ngarkuar shejtani, e kërkimin e cilës Kur’ani nuk ta ka bërë obligim, as ekziston ndonjë gjurmë për te në rrugën e Pejgamberit – Selami i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij! – as te prijësi i udhëzimit. Ky është kufiri i skajshëm i të drejtave të Allahut nga ju. Dije se në dituri janë konsenguentë ata të cilët më së shumti përmbahen nga të ngriturit e perdeve të cilat ndodhen sipër të panjohurës, ndërsa pranimi i tyre i mosnjohjes mbi hollësitë e misterit i kanë përmbajtur nga tundimi i mëtutjeshëm. Allahu e lavdëron pranimin e tyre të dobësisë për ta arritur atë që nuk mund ta përfshijnë me njohuri. Ai e quan konseguencë në dituri ngurrimin e tyre të thellohen në atë për çka Ai nuk u ka urdhëruar të hulumtojnë lidhur me qenësinë e Tij. Kufizohu në atë dhe mos gjyko mbi madhështinë e Allahut të Lartësuar në bazë të mendjes tënde; përndryshe do të jesh nga ata që janë shkatëruar.

Ai është i fuqishëm në atë masë sa mund t’i dëbojë shigjetat, që i lëshojnë imagjinata e tyre dhe të kuptojnë pikat e skajshme të fuqisë të Tij, kur mendja, e liruar nga kanosjet me pëshpëritje të shejtanit, përpiqet ta gjejë ate në thellësitë e mbretërisë së Tij, kur zemrat të përmallohen për arritjen e cilësisë së veçorive të Tij dhe kur vrimat e mendjes do të hapen atje ku nuk e arrijnë dot cilësitë, në mënyrë që të arrijë njohuri mbi qenësinë e Tij, duke kaluar kurtha të errëta të së panjohurës dhe duke u orientuar sipas Tij. Ata do të kthehen të dëshpëruar, duke pranuar se njëmend njohja e Tij nuk mund të arrihet me këso bredhje arbitrare, as se mëndjen e dijetarëve do të mund ta depërtojë ndonjë grimë e madhështisë së fjalës së Tij.

Ai e filloi pa kurrëfarë shembulli të cilin do ta ndiqte dhe pa kurrëfarë mase të cilën do ta imitonte nga cfarëdo krijues i njohur që ka qenë para Tij. Ai na tregon fshehtësinë e fuqisë dhe surprizës së Vet, çka flet mbi shenjat e urtësisë së Tij. Pranimi i krijesave që Ai t’i mbajë me pushtetin e Vet na shpie në nevojën e domosdoshmërisë së ekzistimit të argumenteve të tij dhe masa e urtisë së Tij përmbahen në mrekullitë e Tij dhe është udhërrëfyes drejt Tij. Madje edhe krijesa memece është udhërrëfyes drej Tij, thua se edhe ajo flet, kurse udhëheqja e saj drejt Krijuesit është e qartë.

Dëshmoj se ai që të parafytyron duke analizuar pjesët përbërëse të krijesave Tua dhe duke bashkuar kupat e nyjeve të tyre, të cilat fshehin nivelin e urtisë Tënde, që nuk e orienton fshehtësinë e mendjes së vet në të njohurit Tënd, kurse zemra e tij nuk është e mbushur me bindjen se Ti vërtet nuk ke të ngjashëm. Dhe njeriu të tillë sikur nuk ka dëgjuar se si ata të cilët kanë ndjekur i braktisin ata të cilët i kanë ndejkur me fjalët:

“Për Allahn, vërtet kemi qenë në rrugë të gabuar kur ju kemi barazuar me sunduesin e botëve.” (Kuran, 26:97,98)

Gënjejnë ata të cilët Ty të përshkruajnë shok kur të krahasojnë me fantazmat e tyre dhe kur me imagjinatën e tyre Ty ta veshin veshjen e krijesave, me parafytyrimet e tyre Ty të ndajnë në pjesë, si kur copëtojnë trupa dhe me aftësinë e mendjes së tyre Ty të vlerësojnë në bazë të natyrës së fuqive të ndryshme. Dëshmoj se çdonjëri që Ty të krahason me ndonjë nga krijesat e Tua – pranon se ka të barabartë me Ty, e kush të parasheh diç të barabartë – nuk beson në atë që e përbëjnë shenjat Tua të qarta dhe çka flasin qartësia e argumenteve Tua. Ti je Allahu, i Cili nuk mund të jetë i mbyllur brenda kufijve të mendjes, ashtu që të formësohesh nga të persiaturit e tyre, as me shqyrtimet e mendjes, dhe të jesh i kufizuar dhe i varur nga ndryshimet.




There are no comments

Add yours