ALLAH

Përshkrimi i Allahut nga Imam Aliu

Spread the love

Ky fjalim i njohu si “Fjalimi i konturave” zë vend tejet të lartë në mesin e fjalimeve të Prijësit të besimtarëve. Masada ibn Sadak transmeton për imam Xhafer ibn Muhamed es-Sadikun (a.s) – se ka thënë:

“Prijësi i besimtarëve e ka mbajtur këtë fjalim nga foltorja në Kufë pasi njëri nga të pranishmit e ka pyetur: ‘O Prijësi i besimtarëve! Na përshkruaj Allahun, ashtu që të mund ta paramendojmë sikur kur e shikojmë me sy, ashtu që adhurimi ynë i njohur për Të të mund të shtohet!’.

Prijësi i besimtarëve ishte zemëruar fort për këtë dhe urdhëroi të tuboheshin në xhami. U tubuan aq shumë muslimanë sa xhamia nuk i nzente. Atëherë Pirjësi i besimtarëve u ngjit në foltore, gjersa akoma ishte në gjendje të zemërimit, ndërsa ngjyrën e fytyrës akoma e kishte të ndryshuar. Pasi e lëvdoi dhe madhëroi Allahun dhe u lut për bekimin e Tij mbi Pejgamberin e Tij, ai mbajti këtë fjalim”:

Përshkrimi i Allahut

Falënderojmë Allahun, të Cilin refuzimi dhe shkagimi nuk e bëjnë të pasur dhe të cilin bujaria dhe mirësia nuk e varfërojnë, ndonëse çdo dhurues pos Tij është i mangët, kurse çdo refuzues pos Tij meriton qortim. Ai është dhurues i shpërblimeve bujare dhe dhuratave e përkrahjeve të shumta. Të gjitha krijesat varen nga Ai. Ai atyre u ka garantuar paisje dhe u ka caktuar mjete për jetë. Ai e ka përgaditur rrugën për ata që i drejtohen dhe për ata të cilët kërkojnë atë që gjendet në te. Ai është bujar në pikëpamje të asaj çka nuk kërkohet prej Tij. Ai është i pari për të Cilin nuk ka pasur “përpara”, ashtu që pas Tij nuk mund të ketë asgjë. Ai pengon dritat e syve që Ta shikojnë ose ta sodisin. Koha nuk ndryshon mbi Te për t’u krijuar ndonjë raport në raport me Te. Ai nuk ndodhet në asnjë vend që të supozohet lëvizja e Tij.

Nëse Ai do të dhuronte tërë atë çka prodhojnë minierat në male, ose tërë arin e argjendin, margaritarët dhe copat e koraleve të cilat janë të fshehura nën mburojat e oqeaneve, kjo nuk do të pakësonte bujarinë e Tij, as do të cenonte shumësinë e asaj që e posedon Ai. Me të vërtetë, Ai akoma do të posedonte thesaret e shpërblimeve, sikur të mos kishin qenë të prekura nga kërkesat e njerëzve, nga se Ai është Dorëliri të Cilin të lypurit e nevojtarit nuk mund ta varfërojë, as ngulmi i kokëfortëve nuk mund ta bëjë dorështrënguar.




There are no comments

Add yours